Dhjetëra palestinezë janë plagosur në sulmin e ushtrisë izraelite në një shkollë ku ishin të strehuar civilët e zhvendosur në Rripin e Gazës.
Në një deklaratë nga spitali “Al-Awda” në Gaza thuhet se ushtria izraelite bombardoi një shkollë e cila përdorej si qendër strehimi në kampin e refugjatëve Nuseirat në pjesën qendrore të Rripit të Gazës.
Sipas informacioneve të para në bombardimin e kryer me mjete ajrore pa pilot (dronë) u plagosën 40 persona.
Civilët që ndodheshin në shkollë përjetuan frikë dhe panik për shkak të sulmit.
Ushtria izraelite vazhdon sulmet e saj kundër ndërtesave të shkollave ku janë strehuar palestinezët e zhvendosur në Gaza.
Shumica dërmuese e 2,3 milionë njerëzve që jetojnë në Rripin e Gazës që ndodhet nën sulmet dhe bllokadën izraelite, janë zhvendosur të paktën një herë për shkak të sulmeve dhe shumë prej tyre janë strehuar në ndërtesat e shkollave.
/trt BALLKAN/