1.1 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Izraeli bombardon kampin e refugjatëve në Gaza, vriten 33 palestinezë

Më të lexuarat

Avionët luftarakë izraelitë shënjestruan disa shtëpi dhe ndërtesa në kampin e refugjatëve Nuseirat.

Është rritur në 33 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet e ushtrisë izraelite ndaj kampit të refugjatëve Nuseirat në pjesën qendrore të Rripit të Gazës.

Siç raporton agjencia zyrtare palestineze e lajmeve WAFA, avionët luftarakë izraelitë shënjestruan disa shtëpi dhe ndërtesa në kampin e refugjatëve Nuseirat. Në sulme u vranë 33 anëtarë, shumica e tyre nga familja Shiekh Ali, ndërsa janë plagosur 84 të tjerë kryesisht gra, fëmijë dhe të moshuar.

Dëshmitarët thanë se, pas shkatërrimit të madh në zonë, ambulancat dhe ekipet e Mbrojtjes Civile vazhdojnë të kërkojnë personat e humbur nën rrënoja.

Izraeli shënjestron civilët dhe të zhvendosurit

Në një deklaratë nga Zyra për media e qeverisë në Gaza thuhet se ushtria izraelite është në dijeni se në ndërtesat që shënjestroi jetonin civilët, gratë dhe palestinezët e zhvendosur më parë me forcë nga shtëpitë e tyre.

Ky krim i ri ka ndodhur njëkohësisht kur Izraeli pengon hyrjen e ilaçeve dhe produkteve mjekësore, lë jashtë funksionit spitalet duke i shënjestruar ato me qëllimin për ta shkatërruar sistemin shëndetësor në Gaza.

Në deklaratë u bëhet thirrje të gjitha vendeve që t’i “dënojnë këto masakra të tmerrshme dhe brutale kundër refugjatëve, civilëve, fëmijëve dhe grave”, ndërsa Izraeli, administrata e ShBA-së dhe vendet që janë palë në “gjenocid” u mbajtën përgjegjëse për vazhdimin e “luftës së spastrimit etnik” në Gaza.

/trt BALLKAN/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit