4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Izraeli, “53 masakra” në bombardimet e Gazës gjatë natës

Më të lexuarat

Bilanc dhe më i rënduar viktimash në Holokaustin nr. 2 të botës

Numri i viktimave palestineze në sulmet izraelite në Rripin e Gazës që kanë vazhduar që nga 7 tetori është rritur në 7703, njoftoi të shtunën Ministria e Shëndetësisë në Gaza.

Mes të vdekurve janë 3595 fëmijë, thuhet në njoftimin e Ministrisë, si dhe se 19734 qytetarë janë lënduar që nga fillimi i sulmit.

Ministria deklaroi gjithashtu se Izraeli “krye 53 masakra” në bombardimet e dhunshme të Rripit të Gazës gjatë natës.

Ushtria izraelite zgjeroi operacionet ajrore dhe tokësore të premten pasi ndërpreu internetin dhe komunikimet. Agjencitë ndërkombëtare të ndihmës thanë se kishin humbur kontaktet me stafin dhe kolegët e tyre në Gaza.

Për shkak të sulmeve intensive izraelite në Rripin e bllokuar të Gazës, shërbimet e komunikimit fiks, celular dhe internet në rajon janë ndërprerë plotësisht.

Ushtria izraelite ka njoftuar se ka shtuar sulmet ajrore dhe do të zgjerojë operacionet tokësore.

Spitali Al-Shifa, objekti më i madh shëndetësor në Gaza me mijëra të lënduar dhe civilë, ishte gjithashtu në shënjestër të ushtrisë izraelite.

Të paktën 7,326 palestinezë janë vrarë në sulmet izraelite që nga 7 tetori. Rreth 70 për qind janë gra dhe fëmijë palestinezë, sipas shifrave zyrtare.

Rreth 2.3 milionë banorë të Gazës po luftojnë me mungesën e ushqimit, ujit dhe ilaçeve për shkak të bombardimeve masive ajrore izraelite dhe një bllokadë të plotë të enklavës.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara (OKB) miratoi mbrëmë një rezolutë që bën thirrje për një armëpushim urgjent humanitar. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit