Afërsisht 1 mijë e 500 palestinezë që mbahen në burgjet izraelite kanë filluar sot një grevë urie kolektive.
Afërsisht 1 mijë e 500 palestinezë të cilët ndodhen në burgjet izraelite kanë filluar sot një grevë urie kolektive.
Greva kolektive ka filluar me rastin e shënimit të Ditës së të Burgosurve Palestinezë, kurse të burgosurit shprehin pakënaqësi për kushtet e këqija në burgje dhe kërkojnë t’ju jepen të drejtat themelore.
Në mesin e kërkesave janë edhe një linjë telefonike e përbashkët për të komunikuar me të afërmit e tyre, lejimi që familjet ti vizitojnë dy herë në muaj, lejimi i të afërmve të shkallës së dytë, zgjatja e kohës së vizitave dhe lejimi i fotografimit të burgosurve me familjarët.
Kjo grevë kolektive e urisë, e cila siguroi pjesëmarrje të gjerë dhe kohëzgjatja e së cilës ende nuk dihet, ka filluar më 17 prill në “Ditën e të Burgosurve Palestinezë” e cila kremtohet prej vitit 1974 e këtej.
Të burgosurit palestinezë me pikëpamje të ndryshme politike, kanë filluar sot me grevë kolektive të urisë në 6 burgje të ndryshme.
Sipas Shoqatës për Përkrahje dhe të Drejtat e Njeriut Addameer, e cila është themeluar për të mbrojtur të drejtat e të burgosurve palestinezë, aktualisht nëpër burgjet e Izraelit janë të burgosur afërsisht 6 mijë e 500 palestinezë.
Bëhet e ditur se 500 prej tyre janë të burgosurit administrativ.
Shërbimi sekret i Izraelit duke u bazuar në informata sekrete të sigurisë, mbajnë si të burgosur administrativ palestinezët në kohëzgjatje 1 deri në 6 muaj.
Në qoftë se gjykatësi ushtarak vendos që i burgosuri paraqet kërcënim për sigurinë e Izraelit, kohëzgjatja e burgimit mund të vazhdoj deri në 5 vjet.
Të burgosurit administrativ nuk dinë se për çfarë mbahen në burg dhe nuk gjykohen.
Greva kolektive e urisë ka filluar me thirrjen e Mervan Barguti, njërit prej liderëve të Al Fatahut, Lëvizjes Çlirimtare Kombëtare e Palestinës, i cili është i dënuar me burgim të përjetshëm në Izrael.
Barguti, i cili u shqua me intifadën palestineze në vitin 1987, ka qenë njëri prej udhëheqësve të intifadës së dytë në vitin 2000.
Ai ishte njëri prej liderëve të Brigadave të Al Aksas, që ishte krahu ushtarak i Al Fatahut dhe mbahet përgjegjës për sulme kamikazë ndaj civilëve izraelit.
Pas arrestimit të tij në vitin 2002 Barguti ishte dënuar 5 herë me burgim të përjetshëm.