3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Izrael – Partitë opozitare arrijnë në marrëveshje për formimin e qeverisë së koalicionit

Më të lexuarat

Rivalët e Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, Partia “Yesh Atid” (Ardhmëria Ekziston) dhe partitë e opozitës të drejtuara nga Partia “Yamina” kanë rënë dakord të formojnë një qeveri koalicioni.

Yair Lapid, udhëheqësi i Partisë “Ardhmëria Ekziston” i ngarkuar me formimin e koalicionit pas dështimit të Kryeministrit Netanyahu, i tha Presidentit Reuven Rivlin se ai kishte arritur numrin për të formuar qeverinë.

Presidenti Rivlin përgëzoi Lapidin dhe liderët e partive të përfshira në koalicion në llogarinë e tij në Twitter.

Tetë parti do të jenë në qeverinë e koalicionit të udhëhequr nga Naftali Bennett, udhëheqësi i partisë së ekstremit të djathtë “Yamina” dhe Yair Lapid udhëheqësi i Partisë “Ardhmëria Ekziston”.

Qeveria e koalicionit e formuar për të hequr Netanyahun duhet të marrë votëbesimin në Parlament dhe të betohet më së voni deri në 14 qershor.

Nëse formohet qeveria e koalicionit, udhëheqësi i Partisë “Yamina” Bennett do të shërbejë si Kryeministër për dy vitet e para si pjesë e marrëveshjes dhe do t’i dorëzojë postin udhëheqësit të partisë “Ardhmëria Ekziston” Lapid për dy vitet e ardhshme.

Nëse qeveria e koalicionit e udhëhequr nga Bennett-Lapid merr votë besimin në Parlament brenda një periudhe të caktuar, mandati i Netanyahu, i cili ka qenë Kryeministër në Izrael që nga marsi 2009, do të përfundojë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit