Parashikimet e para nga zgjedhjet parlamentare në Izrael, tregojnë se kryeministri Benjamin Netanyahu, do të kththet në qeveri, por me mandat më të dobët.
Parashikimet e para në tri stacionet televizive izraelite tregojnë se aleanca ndërmjet Partisë Likud të qendrës së djathtë të Netanyahut dhe partisë utlranacionaliste Yisrael Beteinu, një grup i ish ministrit të jashtëm Avigdor Lieberman, do të fitoj vetëm 31 ulëse në Parlament, 11 më pak se sa i kishte para zgjedhjeve të parakohshme.
Parlamenti ose Kneseti Izraelit ka 120 ulëse.
Netanyahu u tha mbështetësve se do ta formoj një koalicion të gjërë.
Rezultatet e para zyrtare të zgjedhjeve të djeshme priten sot më vonë gjatë ditës.