Në një sulm racist në fshatin palestinez në Izrael në muret e shtëpive janë shkruar mesazhe fyese për Profetin Muhamed dhe arabët.
Sipas gazetës “Haaretz”, gjatë sulmit gjithashtu janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale ndaj automjeteve që ndodheshin aty pranë.
Më tej thuhet se sulmi racist në fshatin Mansiya Zabda në veri të Izraelit është kryer nga persona të panjohur.
Gazeta izraelite shkruan se në muret e dy shtëpive janë shkruar mesazhe që fyejnë Profetin Muhamed.
Policia izraelite ka nisur hetime rreth incidentit.
Organizatat dhe lëvizjet radikale hebreje edhe më parë kanë kryer sulme të ngjajshme në Kudsin Lindor të Pushtuar, Bregun Perëndimor dhe në vendbanimet palestineze dhe fshatrat në Izrael./AA