9.1 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Kryeministri etiopian pritet si hero pas marrjes së Çmimit Nobel

Më të lexuarat

Mijëra etiopianë duke vallëzuar dhe brohoritur dolën në kryeqytetin Addis Ababa për të pritur kryeministrin Abiy Ahmed, i cili në Oslo të Norvegjisë mori Çmimin Nobel për Paqe.

Turma e rreshtuar përgjatë rrugës kryesore nga Aeroporti Ndërkombëtar Bole deri në Pallatin Kombëtar, zyra dhe vendbanimi i kryeministrit, brohorisnin “Abiy! Abiy! Mirësevjen në shtëpi, heroi ynë”.

Alemu Kassa, një punonjës civil i cili doli të mirëpresë Ahmed-in, për AA tha se kryeministri e ka bërë krenar Etiopinë ndërkombëtarisht.

“Edhe një herë ngriti vetëbesimin tonë në udhëheqjen e tij dhe agjendën e reformave”, tha ai.

Etaferu Abebe, i cili gjithashtu ishte aty për të festuar, tha se Ahmed po predikonte, motivonte dhe po vinte bazat për jetën paqësore dhe demokratike.

“Erdha ta mirëpresë atë dhe t’i shpreh mbështetjen time për përpjekjet e tij”, shtoi Abebe.

Pasi mbërriti, Ahmed u tha gazetarëve se çmimi ishte një mesazh se njerëzit në këtë pjesë të botës janë të aftë të bëjnë histori në çdo aspekt të jetës sonë.

“E ndaj këtë çmim me njerëzit e Eritreas dhe Bririt të Afrikës”, shtoi ai.

Ahmed të martën mori çmimin Nobel për përpjekjet e tij për të zgjidhur konfliktin kufitar me Eritrean fqinje dhe për të krijuar bashkëpunimin rajonal./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit