4.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Izrael, gjykata refuzon ankimin për punonjësin e TIKA-s

Më të lexuarat

JERUSALEM (AA) – Gjykata izraelite ka refuzuar ankimin e bërë nga avokati për takimin me klientin e tij, palestinezin Muhammed Murteca, që është ndaluar që prej 12 shkurtit dhe i cili është punonjës i Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) në Rripin e Gazës, raporton Anadolu Agency (AA).

Mësohet se në seancën gjyqësore të mbajtur ditën e sotme në qytetin Birusseba të Izraelit u shqyrtua ankimi i bërë nga avokati i Murteca-s në lidhje me ndalesën e vendosur më parë për tu mos u takuar me klientin e tij deri me 28 shkurt.

Gjykata në seancë ka vendosur lënien në fuqi të vendimit që Murteca të mos takohet me avokatin e tij deri me 28 shkurt dhe vlefshmërinë e vendimeve të marra më parë. Sipas kësaj do të vazhdojë deri më 14 mars ndalimi i publikimeve si dhe Murteca do të dalë sërish para gjyqtarit më datën 2 mars.

Murteca, ndërkohë që ishte i pajisur me të gjitha lejet e nevojshme nga autoritetet izraelite u arrestua më 12 shkurt në pikën kufitare Bejt Hanun në Rripin e Gazës teksa ishte duke shkuar në një takim të rregullt vjetor trajnues në Ankara. Mësohet se ndaj Muhammed Murteca drejtohen akuza si “punime me Hamas-in, anëtarësim në organizatë terroriste, të qenurit në kontakt me spiunët e huaj, përgatitje e komplotit i cili synon të dëmtojë sigurinë e shtetit”.

Vazhdon ndalesa për publikimet

Njoftohet se ndalesa në lidhje me publikimet për çështjen gjyqësore të Murteca-s do të vazhdojë deri më 14 mars. Zëdhënësi për shtyp i Njësisë së Koordinimit të Aktiviteteve të Qeverisë në Territorin e Palestinës-COGAT, që është njësia e cila drejton aktivitetet në territoret palestineze nën pushtimin e Izraelit ka lënë pa përgjigje pyetjet e gazetarit të AA-së në lidhje me çështjen dhe kishte rekomanduar që informacionet të kërkoheshin në njësinë e shërbimeve të brendshme Shin Bet që ishte shmangur të përgjigjej pyetjes së gazetarit të AA-së me arsyetimin se “ka një ndalesë publikimi”. Një zyrtar nga Shin Bet kishte deklaruar se “Nuk mund të japim informacione në lidhje me ndalimin e (Murteca) për arsyen se është vendosur ndalimi i publikimit nga gjykata”.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe ambasada vazhdojnë kontaktet

Pavarësisht se vazhdon procesi i normalizimit të marrëdhënieve mes Ankarasë dhe Tel Avivit, tërheq vëmendjen ndalimi i Murteca-s i cili është një punonjës i TIKA-s, institucion i lidhur me kryeministrinë, teksa ai ishte duke udhëtuar për në Turqi.

Njoftohet se Ministria e Jashtme e Turqisë dhe Ambasada e Turqisë në Tel Aviv vazhdojnë kontaktet me zyrtarët izraelitë dhe ndjekin nga afër procesin në lidhje me Murteca-n i cili mbahet nën paraburgim që prej 12 ditësh.

Gjithashtu mësohet se akuzat ndaj tij janë kundrejt personit të tij, dhe se nuk ka akuzë lidhur me punonjësit e TIKA-s.

Shtetasi palestinez Murteca ndërkohë që ishte i pajisur me të gjitha lejet e nevojshme nga autoritetet izraelite u arrestua më 12 shkurt në pikën kufitare Bejt Hanun në Rripin e Gazës teksa ishte duke shkuar në një takim të rregullt vjetor trajnues në Ankara.

Ai është i martuar, baba i 4 fëmijëve dhe punon për TIKA-n në Gaza që prej viti 2012.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit