Bosnjë e Hercegovina duhet të ndjekë punën e këtyre njerëzve, konsideron Izetbegoviç
SARAJEVË (AA) – Me siguri të plotë FETO është organizatë terroriste, sepse ishte angazhuar në tentimin e grusht shtetit të përgjakshëm ushtarak në të cilin rreth 300 persona humbën jetën, dhe kush e di sa të tjerë do të ishin vrarë po të kishin sukses në synimet e tyre. Bosnjë e Hercegovina duhet të ndjekë punën e këtyre njerëzve, tha anëtari i Presidencës së BeH-së, Bakir Izetbegoviç për TV1, transmeton Anadolu Agency (AA).
Çfarë janë këta në BeH, do të tregojë koha, thotë Izetbegoviç.
“Ne ishim paralajmëruar vite më parë se ata janë këta që janë, që nën axhendën e kujdesit për studentët e varfër dhe punët e bamirësisë, fshihet synimin që në çfarëdo mënyre të vijnë në pushtet. Pra, të infiltrohen njerëzit në sistem të cilët do të marrin pushtetin, siç u përpoqën në Stamboll”, tha Izetbegoviç.
BeH duhet të ndjekë punën e këtyre njerëzve, konsideron Izetbegoviç.
“Në të njëjtën kohë BeH është vend i sundimit të ligjit dhe ndaj askujt nuk do të marrë masa dhe nuk do të përfshihemi në diçka që është e paligjshme, por sigurisht që ne duhet t’u kushtojmë vëmendje paralajmërimeve që kanë rezultuar me atë çfarë ndodhi në Turqi”, përfundoi Izetbegoviç.