3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Ivanoviq: Politika serbe për Kosovën mbetet e njëjtë

Më të lexuarat

Sekretari shtetëror në të ashtuquajturën Ministri serbe për Kosovën, Oliver Ivanoviq, ka thënë se nuk pret ndryshime drastike të politikës shtetërore serbe ndaj Kosovës, pas zgjedhjes së Tomislav Nikoliqit për president të Serbisë.

“Nuk ka indikacione se do të ndryshojë politika ndaj Kosovës, por është e rëndësishme që në vendimin për formulimin e politikës ndaj Kosovës të kenë ndikim të gjithë aktorët e skenës politike”, i ka thënë Ivanoviq agjencisë serbe Beta.

Ai ka thënë se qasja e Serbisë ndaj Kosovës, do të varet nga Qeveria e re dhe presidentit të Serbisë, të cilët, sipas tij, do të duhej të krijojnë një politikë të përbashkët. “Kosova është një problem i madh dhe kërkon angazhim të të gjithë pjesëmarrësve në shoqëri. Prandaj duhet të ekzistojë një konsensus i plotë në strukturën udhëheqëse dhe minimumi i konsensusit me opozitën “, ka thënë Ivanoviq, duke shtuar se zgjedhja e presidentit të ri të Serbisë është një rast për krijimin e frontit të gjerë dhe politikës konsistente ndaj Kosovës.

“Dy kandidatët për president, Tadiq dhe Nikoliq, kanë shprehur qëndrimin se Kosova është pjesë e Serbisë, që është një çështje e respektimit të Kushtetutës. Prandaj nuk pres që të vijë deri te ndryshimi drastik i politikës ndaj Kosovës”, ka thënë ai. Ivanoviq ka thënë se është obligim i Beogradit të respektojë marrëveshjet e arritura deri tash me Prishtinën./kosovaonline/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit