7.4 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Hajduti harron profilin e hapur në Facebook gjatë plaçkitjes

Më të lexuarat

Budallallëku i njeriut ndonjëherë mund të befasojë të gjithë. I tillë është rasti me dy hajdutë, të cilët nën kërcënimin e një pistolete kanë grabitur një internet kafe në Cali, Kolumbi.

Në fat të keq, njëri prej tyre ka lënë të hapur profilin e tij në Facebok në njërin nga kompjuterët e kësaj internet kafeje.

Dy hajdutë hynë në internet kafe u kyçën në internet ku kaluan disa kohë dhe kur ata shkuan për të paguar faturën, nxorën pistoletat e tyre dhe morën të gjitha paratë nga kasa, raporton Gizmodo.

Punonjësi pas kësaj lajmëroi policinë, të cilët në një nga kompjuterat që përdorën hajdutët kanë gjetur profilin e hapur në Facebook. Policia e ka shkruar emrin dhe adresën e hajdutit.

Të dy hajdutët u kapën shpejt dhe tani janë në burg./kosovaonline/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit