0.9 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Ivanov: Kriza e migrantëve mundësi që Maqedonia dhe Greqia të fillojnë të bashkëpunojnë

Më të lexuarat

Kriza e migrantëve është mundësi për institucionet e dy shteteve tona fqinje që ta tejkalojnë mosbesimin dhe të fillojnë të bashkëpunojnë. Opinionit grek duhet t’i bëhet e qartë se mbyllja e korridorit ballkanik nuk është në dëm të Greqisë, por përkundrazi në dobi të saj. Maqedonia asnjëherë nuk ka qenë pjesë e vendimit për kufizimin e lëvizjes së cilit do qoftë dhe asnjëherë nuk kemi përkrahur përjashtime të Athinës nga iniciativat e lidhura me krizën e migrantëve, tha presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov, në intervistë për gazetën greke “To Vima”.

“Greqia ka lejuar kampe të improvizuara në vet linjën kufitare të Republikës e Maqedonisë dhe me këtë i ka inkurajuar migrantët të shfrytëzojnë kalime ilegale, me çka në mënyrë të drejtpërdrejtë e ka rrezikuar sigurinë tonë kombëtare. Konfirmim për këtë është incidenti më 14 mars, kur rreth 2.500 persona ilegalisht kanë hyrë në territorin e Maqedonisë”, thotë presidenti i Maqedonisë, i pyetur si e komenton mbylljen e korridorit ballkanik dhe nëse vlerëson se Athina duhej të përfshihet në diskutimet për gjetjen e zgjidhjes për fluksin e refugjatëve nëpër rutën ballkanike. Ivanov shton se tragjedia është se praksa e tillë po vazhdon.

“Edhe krahas korridorit të mbyllur,çdo natë regjistrojmë mbi 100 tentime për hyrje ilegale në Republikën e Maqedonisë. Si duket disa politikanë në Greqi nuk e kuptojnë seriozitetin e rreziqeve të sigurisë që me vete i bart kjo krizë. Veçmë ekzistojnë indikacione se një pjesë e të arrestuarve dhe të dyshuarve për sulmet terroriste e kanë shfrytëzuar pikërisht rutën ballkanike”, tha Ivanov.

Lidhur me “Masat për besim”, Ivanov tha se ato ishin me iniciativë pikërisht të Maqedonisë dhe se Maqedonia ka bërë çmos që të ndërtojë ura me shoqërinë greke madje edhe në kushte kur Qeveria greke ka bërë çmos që ta minojë bashkëpunimin e tillë. I pyetur lidhur me “ngrirjen” e negociatave për çështjen rreth emrit, presidenti Ivanov porositi se ai gjithmonë ka qenë dhe është i gatshëm për takime të drejtpërdrejta me cilindo politikan dhe veprimtar shoqëror nga Greqia. “Takimet e mia me kryeminiustrin Cipras janë inkurajuese. Realiteti është se Republika e Maqedonisë është shtet sovran dhe i pavarur, dhe me vendime të imponuara dhe të njëanshme është e pamundur të kemi mbyllje adekuate të kësaj çështje”, tha Ivanov. Ivanov ka shfaqur shpresë së shumica e grekëve kuptojnë se Republika e Maqedonisë nuk është armik i vendit të tyre, por përkundrazi, është komb me të cilin Greqia ndan shumë më tepër sesa duket në shkim të parë.

“Do të doja të ketë numër të mjaftueshëm të politikanëve në Athinë, të cilët do të kishin guxim ta pranojnë këtë dhe ta lidhin me faktin se një vend i sigurtë, stabil dhe përparimtar në kufirin e tyre verior, anëtar i BE­së dhe NATO­s, është në interesin më të mirë strategjik të Greqisë”, tha Ivanov në intervistë për “To Vima”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit