Në xhaminë e lagjes Arbëria të Gjilanit familja Halimi dhe familja Rama kanë falur gjakun njëra-tjetrës.
Mirëpo, pak para se t’i zgjasnin duart dy familjet, njëri prej personave është emocionuar dhe të njëjtit i është keqësuar gjendja.
Ndryshe, për këto dy familje ishin në gjak për shkak të një therjeje që ka ndodhur 4 vite më parë, kur shoku e ka therë me thikë shokun e tij, i cili vdiq si pasojë e plagëve.
Falja e gjaku që po ndodh në xhami e protagonist të kësaj po janë hoxhallarët tregon edhe niher kontributin që kanë muslimanët dhe besimtarët në ndërtimin dhe harmoninë ndër njerëz. Ky është një pajtim, nga të shumët që bëjnë hoxhallarët dhe besimtarët musliman në Kosovë, por të tilla ka edhe në Maqedoni dhe në Shqipëri.