1.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Italia regjistron numrin më të ulët të vdekjeve në mbi dy javë

Më të lexuarat

Italia, vend i goditur rëndë nga pandemia koronavirus, ka raportuar numrin më të ulët të vdekjeve brenda një dite në dy javët e fundit.

Gjithashtu numri i pacientëve në gjendje të rëndë ka pësuar rënia për të dytën ditë me radhë.

525 viktimat nga Covid-19 të raportuara nga Shërbimi i Mbrojtjes Civile në Itali të dielën, është shifra më e ulët e vdekjeve nga 427 viktimat e raportuara më 19 mars.

Italia regjistroi numrin e saj më të lartë të vdekjeve ditore – 969 raste – më 27 mars.

“Ky është një lajm i mirë por nuk duhet t ulim kujdesin” tha shefi i Shërbimit të Mbrojtjes Sivile Angelo Borrelli.

Numri i përgjithshëm i personave të shtruar në spital në Itali gjithashtu ra për herë të parë – nga 29,010 në 28,949 në ditë.

Numri i rasteve të reja të konfirmuara në Itali u rrit për 2,972, që paraqet një rritje prej 3.3 përqind krahasuar me shifrat e së shtunës.

Deri më tani 21,815 persona janë shëruar nga koronavirusi në këtë vend.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit