Jorginho është treguar i saktë nga pika e bardhë dhe e ka dërguar Italinë në finale të Euro 2020.
Italia ka fituar nga Spanja me rezultat 4-2.
Gjatë vazhdimeve, dy herë nga pesëmbëdhjetë minuta, nuk ka pasur gola.
Koha e rregullt ka përfunduar baraz 1-1.
Kanë qenë italianët ata që kanë gjetur golin e avantazhit në minutën e 60-të, kur ka realizuar Federico Chiesa.
Spanjollët janë përgjigjur pas njëzet minutash. Alvaro Morata ka shënuar në minutën e 80 pas një asisti nga Daniel Olmo.
Finalisti tjetër kuptohet pas ndeshjes Angli-Danimarkë.