5.9 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024


Italia dëshpëron Zelenskin

Më të lexuarat

Sofizmi i Romës për të mos dërguar armë apo ushtarë në Ukrainë

Ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani deklaroi se Italia nuk do të dërgojë trupa në Ukrainë dhe as armët italiane nuk do të përdoren për të shënjestruar objektivat në Rusi.

“Është e pamundur që Italia të dërgojë ushtarë në Ukrainë dhe që ata të përdorin armët tona në Rusi”, tha Tajani përpara një takimi jozyrtar të ministrave të jashtëm të NATO-s në Pragë, kryeqyteti çek.

Duke theksuar se do të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën, ministri italian tha se sipas Kushtetutës italiane është e pamundur të lejohet dërgimi i ushtarëve në Ukrainë dhe përdorimi i armëve të saj për të shënjestruar objektivat brenda Rusisë.

“Ne nuk po luftojmë kundër Rusisë. Ne po mbrojmë Ukrainën. Nuk është njësoj,” tha Tajani.

Së fundmi, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se Ukraina ka të drejtën e vetëmbrojtjes, dhe kjo përfshin të drejtën për të sulmuar objektivat legjitime ushtarake brenda Rusisë. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit