Është arrestuar në shtetin Italian një shqiptar i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, për arsye se vodhi në një argjendari Zvicër një valixhe me diamante dhe bizhuteri. Grabitja ka ndodhur më 28 shkurt 2017. Raportohet se ai lidhi punonjësin e argjendarisë dhe më pas mbushi një valixhe me diamante, para e bizhuteri me vlerë 8,5 milionë franga zvicerane.
Arratisja e tij zgjati vetëm 2 vite. Teksa po udhëtonte me makinë, ai u kap gjatë një kontrolli rutinë nga karabinierët e Saluzzo. Shqiptari ndodhet në burgun e Cuneos, në pritje të ekstradimit.