19.4 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Takimi në Tiranë, ministri Çuçi fton investitorët sauditë

Më të lexuarat

Grupi i investitorëve sauditë të cilët kanë mbërritur në Shqipëri për një ‘Business Tour’ tre ditor zhvilloi një takim edhe Ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi dhe drejtues të tjerë të lartë.

Gjatë këtij takimi u prezantuan potencialet e Shqipërisë për investitorët e huaj, me fokus të veçantë sektorin bujqësor dhe zhvillimin rural.

‘Bujqësia është për ekonominë tonë një sektor strategjik. Kemi shtuar mbështetjen vit pas viti me grante dhe politika të tjera favorizuese për fermerët, por Shqipëria rurale ka ende potenciale të pashfrytëzuara prandaj investimet e huaja janë të mirëpritura’, tha ndër të tjera ministri Çuçi gjatë fjalës së tij.

Në vijim të takimit pati edhe një prezantim më të detajuar të fushave konkrete me interes të lartë për ne dhe investitorët sauditë sa i përket investimeve të huaja.

Ndër to përmendim prodhimin e grurit dhe patates; qendrat bujqësore multifunksionale, blegtorinë, investimet në porte, rehabilitimin e digave dhe sistemit të vaditjes, agrokulturën etj. Në mënyrë të veçantë ata u interesuan për blerjen nga Shqipëria të bagëtive të imëta.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit