4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Itali: Goditen në pasuri dy oligarkë rusë

Më të lexuarat

Sekuestrimet më të fundit të Guarda di Finanza-s ndaj pasunarëve të Putinit

Policia financiare e Italisë ka sekuestruar të hënën prona që i përkisnin dy oligarkëve rusë në vendpushimet Portofino dhe Sirmione.

Siç raportoi Reuters duke cituar burime të mirëinformuara, Guardia di Finanza sekuestroi Villa Altachiara – një vilë luksoze në Kepin Portofino, në Detin Ligurian – dhe një makinë në Romë, që i përkiste Eduard Khudainatov, ish-kreut të gjigantit rus të energjisë. Rosneft.

Khudainatov u përfshi në listën e sanksioneve të BE-së pas fillimit të pushtimit rus të Ukrainës, tha një nga burimet e cituar nga Reuters, duke shtuar se pasuritë e tij arrijnë në rreth 57 milionë euro.

Majin e kaluar, policia italiane sekuestroi një jaht luksoz, me vlerë rreth 700 milionë dollarë, që dyshohet se ishte në pronësi të Khudainatov, i cili ka qenë i lidhur nga raportet me presidentin rus Vladimir Putin.

Në një tjetër operacion, u sekuestrua një kompleks ndërtimi në Sirmione, një qytet në brigjet e liqenit Garda në Italinë juglindore, i cili vlerësohet të jetë më shumë se 15 milionë euro. Sipas një burimi të cituar nga Reuters, kompleksi i ndërtesave i përket Grigory Bereskin, kryetarit të grupit rus të investimeve Esn.

Në mars dhe prill, autoritetet italiane kapën pallate dhe jahte të oligarkëve rusë që udhëtonin rregullisht në Itali për pushime dhe kishin blerë prona në resorte të njohura. Vlera totale e aseteve të oligarkëve rusë që janë sekuestruar deri më tani në Itali vlerësohet në të paktën 1.7 miliardë euro, sipas shifrave të Guardia-s. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit