-1.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Itali: fundi tragjik i një të riu gjatë ritit satanik brenda një manastiri

Më të lexuarat

Një sharlatan nga Kolumbia pretendonte se do t’u “shëronte” trupin dhe shpirtin me drogë dhe muzikë

Nga Roberta Polese, Nicola Rotari, Corriere della Sera

Goditje në kokë me një objekt të mprehtë, sytë e ënjtur, mavijosje të dukshme në gjoks, hemorragji e brendshme. Nuk ishte një rënie nga lartësia, dhe as rryma e detit në Piave. Aleks Marangon, baristi 25-vjeçar nga Venecia i gjetur i vdekur më 2 korrik në një ishull të Piaves, në zonën e Trevizos, u rrah për vdekje midis orës 2 dhe 6 të mëngjesit të së dielës së 30 qershorit.

Autopsia: “Është vrasje”

Bazuar në rezultatin e autopsisë, Prokuroria e Trevisos e ka ndryshuar tashmë titullin e dosjes: “Hetim i vrasjes me dashje ndaj personave të panjohur”.

Mbrëmjen e së shtunës së 30 qershorit, Aleks kishte marrë pjesë në një festë shamanike të organizuar nga ndjekësit e disiplinës së njohur në Amerikën e Jugut, e cila synon të shërojë plagët e trupit dhe shpirtit me muzikë dhe pirjes së lëndëve bimore me efekte narkotike psikodelike, si ajahuaska.

Orët e fundit të jetës: Festivali shamanik në brigjet e Piaves

Riti u mbajt në Manastirin e Shën Bonës në Vidor, në zonën e Trevizos, ku morën pjesë rreth 20 persona, të cilët janë tashmë të gjithë të dyshuar dhe do të merren në pyetje nga hetuesit. “Ylli i ftuar” i mbrëmjes ishte i vetë-quajturi “njeriu i shenjtë”, shamani nga Kolumbia Xhoni Daniel Benavides, një nga themeluesit e lëvizjes fetare që pretendon se shëron përmes muzikës dhe barishteve me efekte narkotike.

Ai zgjodhi Vidorin si aktivitetin e vetëm që do të mbante në Itali. Në një moment, sipas dëshmitarëve, Aleksi (që kishte konsumuar në dy raste barishte psikodelike) u ngrit nga dhoma ku mbahej rriti dhe doli jashtë në oborr.

Rindërtimi i skenës së incidentit…

Dy persona, nga 20 të pranishmit, thanë se e ndoqën nga pas dhe duke mos e gjetur, u rikthyen në dhomën ku kryhej riti. Sipas një versioni të parë të ngjarjeve, Aleks u rrëzua nga muret e manastirit dhe përfundoi në ujërat e Piaves, që më pas e tërhoqi për shtatë kilometra më në jug. Por ky variant nuk qëndron për shkak të rezultateve të autopsisë.

Trupit i të riut ishte i mavijosur nga rrahja brutale, dhe e kishte kafkën e shtypur, jo nga rënia, por sepse dikush e goditi disa herë. Sipas prokurorit të Trevizos, Marko Martani, i riu është “rrahur rëndë”, dhe për këtë arsye ka ndryshuar edhe hipoteza e krimit. Rrahja zgjati rreth një minutë dhe pas goditjes në kokë Aleks mund të ketë vdekur brenda 20 sekondash.

Familja e 25-vjeçarit: “Duam të dimë të vërtetën”

Për familjen Marangon, i riu u vra sepse në një moment të caktuar në atë “festë” ndodhi diçka e rëndë dhe Aleksi donte të largohej. “Familjarët janë të dëshpëruar, dhe kërkojnë që cilido që di diçka të flasë, pasi është e qartë se atje ka ndodhur diçka”, shpjegon avokati i familjes Marangon, Stefano Tigani. “Policia do të kryejë të gjitha hetimet, edhe pse unë kam përshtypjen se së shpejti do ketë të reja. Të pranishëm atë natë ishin 20 vetë. A është e mundur që askush të mos ketë parë gjë?”.

Grupi i muzikantëve që kishin organizuar mbrëmjen

Midis 20 personave të pranishëm në atë “festë”, përfshiheshin edhe gjithashtu muzikantë që e organizuan atë, përkatësisht Zu Music, një kompani e Trevisos që ka përqafuar kauzën e shamanit Benavides, Andrea Zuin dhe partnerja e tij Tatiana Marketo.

Pronarët e manastirit të vjetër kanë pajtuar avokatin e njohur Çezare Dal Mazo për të mbrojtur emrin e mirë të familjes: “Ditët e fundit qentë e policisë kanë kërkuar kudo nëpër manastir dhe nuk kanë gjetur gjurmë gjaku. Atëherë, si mund të shpjegohet hipoteza e rrahjes?”, pyet avokati.

Ndërkohë karabinierët janë rikthyer në vendngjarje për hetime të mëtejshme, dhe nga sot do të nisin intervistimin e personave të pranishëm në atë ngjarje me një fund tragjik për të riun Aleks Marangon.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit