6.5 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Itali, bie papunësia në maj

Më të lexuarat

Përqindja e papunësisë është ulur pak në muajin maj, në Itali në 10.1 për qind kundrejt 10.2 për qind në prill, për herë të parë që prej muajit shkurt 2011, sipas një vlerësimi paraprak të publikuar nga Instituti Kombëtar Italian i Statistikave, ISTAT.

“Edhe pse ekonomia e tretë e Eurozonës është zhytur në recesion, ajo shënon një rezultat kundër parimeve të vendeve të tjera të kësaj zone, ku papunësia arriti në maj një rekord të ri në 11.1 për qind të popullsisë aktive, kundrejt 11.0 për qind në prill”, sipas Zyrës Evropiane të Statistikave, Eurostat.

“Shifrat mbi papunësinë e muajit maj nuk na lejojnë të themi se më e keqja është prapa nesh dhe papunësia është rritur kaq shumë gjatë 12 muajve të fundit sa do të na duhet kohë për një rimëkëmbje”, tha një zyrtar i ISTAT.

Papunësia arriti një nivel rekord në prill, në 10.2 për qind që nga fillimi i serisë statistikore të shifrave mujore të punësimit.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit