Me 53 vota është zgjedhur Ismet Krasniqi në krye të Komitetit Olimpik të Kosovës.
Në Asamblenë Zgjedhor ishin 105 delegatë të pranishëm.
Krasniqi, ka mposhtur Besim Hasanin i cili deri më tani ishte Kryetar i Komitetit Olimpik të Kosovës.
Ismet Krasniqi ishte i nominuar nga Federata e Atletikës së Kosovës për për kryetar të KOK-ut.
Kandidate për kryetare të Komitetit Olimpik të Kosovës ishte edhe Linda Shala e nominuar nga Federata e Basketbollit e Kosovës.
Besim Hasani i ka marë 41 vota, kurse Linda Shala me 11 vota.