5.9 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Ismail Bardhoshi: Mbi gëzimin për vdekjen e jobesimtarëve tallës e zullumqarë

Më të lexuarat

“𝐍𝐮𝐤 𝐢 𝐪𝐚𝐮 𝐚𝐭𝐚 𝐚𝐬 𝐪𝐢𝐞𝐥𝐥𝐢 𝐞 𝐚𝐬 𝐭𝐨𝐤𝐚” (𝐄𝐝-𝐃𝐮𝐡𝐚𝐧, 𝟐𝟗).
𝐒𝐞̈ 𝐩𝐚𝐫𝐢, ky ajet tregon se qielli dhe toka nuk qajnë nga hidhërimi për humbjen dhe vdekjen e kafirëve zullumqarë (keqbërës), ku hyjnë dhe kafirët që tallen me Allahun e Lartësuar dhe fenë e Tij. Përderisa krijesat nuk hidhërohen për ta dhe nuk i vajtojnë ata, atëherë besimtarët duhet të gëzohen me vdekjen e tyre. [Shih: Tefsirin “El Bahrul Muhit”].
𝐒𝐞̈ 𝐝𝐲𝐭𝐢, Allahu i Lartësuar thotë: “Kështu, u shfarosën dhe u shkatërruan këta zullumqarë (keqbërës). Dhe falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve (për shkatërrimin e tyre) [El En’am, 45]. Një ndër mirësitë më të mëdha është shuarja dhe shkatërrimi i njerëzve zullumqarë (keqbërës). Kështu, ky ajet i mëson besimtarët se si të falënderojnë Allahun për një mirësi të tillë. [Sheh Tefsirin “Fet’hul Kadir” të Sheukanit].
𝐒𝐞̈ 𝐭𝐫𝐞𝐭𝐢, kur sahabët përmendën të këqijat e një xhenazje, Profeti tha: “U bë detyrë (hyrja e tij në Zjarrin e Xhehenemit)”. Më pas Profeti tha: “Për këtë xhenaze folët keq (duke përmendur të këqijat që kishte), e kështu u bë detyrë hyrja e tij në Zjarr. Ju jeni dëshmitarët e Allahut në Tokë” (Buhariu). Nga ky hadith mësohet se lejohet të përmenden të këqijat e të vdekurve keqbërës. Shih edhe Fet’hul Bari (3/260) dhe Umdetulkari (8/230).
𝐒𝐞̈ 𝐤𝐚𝐭𝐞̈𝐫𝐭𝐢, hadithi që sjell Buhariu “Mos i shani te vdekurit!” flet për të vdekurit muslimanë, por në rast domosdoshmërie lejohet të përmendet edhe e keqja që ka bërë ndonjë musliman. Po ashtu hadithi përfshin edhe të vdekurin kafir nëse sharja e tij lëndon ndonjë të afërm të tij musliman. Në hadithin që sjell Tirmidhiu, Profeti (s.a.u.s.) thotë: “Mos i shani të vdekurit, pasi kështu lëndoni të gjallët”. Por nëse kafiri është zullmqar (keqbërës), atëherë lejohet të përmenden të këqijat e tij, siç mësohet nga hadithi i përmendur në pikën e tretë. [Shih për këto sqarime Fet’hul Bari, UmdetulKari, Fejdul Kadir, Mirkatul mefatih]. Atëherë, nëse i vdekuri ka qenë keqbërës apo është talluar me Zotin e Lartësuar dhe fenë e Tij, lejohet qe te permendet e keqja dhe perfundimi i tij i keq, qe te zene mend te gjallet. Kjo kuptohet nga shpjegimet qe kane dhene dijetaret në shuruhul hadith (komentarët e haditheve).
𝐒𝐞̈ 𝐩𝐞𝐬𝐭𝐢, kur u shua kafiri keqbërës Ebi Rrafi, sahabiu Abdullah Ibn Atik u tha shokëve të tij: “Shkoni dhe përgëzojeni Profetin (s.a.u.s.)”. Me pas ne hadith thuhet: “E pergezova Profetin (per vdekjen e tij)” (Transmeton Buhariu).
𝐒𝐞̈ 𝐠𝐣𝐚𝐬𝐡𝐭𝐢, mendimi më i mundshëm e më i fortë i dijetarëve është se ngritja apo qëndrimi në këmbë për xhenazen është një rregull i anuluar. Shih për këtë çështje hadithin në Sahih Muslim (nr. 962), si dhe hadithet në Umdetulkari (8/107-108) dhe në Ahkamul Xhenaiz të Albanit (fq. 77-78). Madje në një variant të hadithit të Aliut r.a. përmendet se Profeti (s.a.u.s.) i ka urdhëruar të ulen. Arsyeja e ngritjes në këmbë, në rastin e xhenazes së kafirit (para se te anulohej ky rregull) nuk ka qenë respekti për këtë xhenaze, por për të treguar gjendje frike, pasi vdekja është një gjë e madhe që ngjall frikë. Profeti (s.a.u s.), duke arsyetuar ngritjen në këmbë, ka thënë: “Vdekja (është gjë e madhe që) ngjall frikë” (Buhariu dhe Muslimi). Kjo nuk bie ndesh me transmetimin tjetër, ku Profeti e ka arsyetuar ngritjen në këmbë me fjalët “A nuk është një njeri”, pasi kuptimi është: A nuk është një njeri që ka vdekur, e kështu të kujton vdekjen me tmerrin që ajo ngjall. Shih: Umdetulkari (8/111). Nga disa transmetime të tjera mësohet se janë çuar në këmbë si madhërim për Allahun i Cili i ka marrë shpirtin ose si nderim për melaiket që ia kanë marrën shpirtin duke zbatuar urdhrin e Allahut të Lartësuar. Shih: Fet’hul Bari (3/180) dhe Umdetulkari (8/108).
𝐒𝐞̈ 𝐬𝐡𝐭𝐚𝐭𝐢, Profeti (s.a.u.s.) ka thënë: “Kur vdes njeriu i mbrapshtë rehatohen prej tij njerëzit, vendet, pemët dhe kafshët” (Buhariu dhe Muslimi). Fjalët që tha Profetit (s.a.u.s.) drejtuar krerëve të kafirëve që u hodhën në pus pas ngjarjes së Bedrit, nënkuptonin se Profeti shfaqi gëzim me shuarjen e tyre. Profeti ka thene: “Kudo qe kalon pranë varrit te nje kafiri, pergezoje ate per Zjarrin e Xhehenemit”.
𝐒𝐞̈ 𝐭𝐞𝐭𝐢, Ebu Bekri duke shfaqur gëzimin me vdekjen e Musejleme Kedhabit ka bërë sexhde shukri (falënderimi). Edhe Aliu (r.a.) ka bërë sexhde falënderimi kur gjeti një person në radhët e havarixhëve. Ka dijetarë të selefëve që kanë shfaqur gëzimin, duke bërë edhe sexhde shukri (falënderimi) kur janë njoftuar për vdekjen e ndonjë zullumqari (keqbërësi), madje duke kënduar edhe ajetin e sures El En’am (45), që u përmend më lart. Disa ethere (transmetime) të tilla sillen në librat “Hiljetul evlija”, “Shuabul iman”, “Esh-Shukër” i Ibn Ebi Dun’ja. Ndër këta dijetarë është Hasen Basriu, Ibrahim Nahaiu, Umer Ibn Abdul Azizi.
𝐒𝐞̈ 𝐧𝐞̈𝐧𝐭𝐢, në “Sunen Said Ibn Mensur” (nr. 2660) ka një transmetim ku përmendet se Ebu Darda (r.a.) ka qarë kur pa se si i poshtëroi Allahu i Lartësuar banorët kafirë të një vendi që çliruan muslimanët. Sipas analizës dhe vlerësimit tim, ky transmetim është i saktë. Duke treguar se përse po qante, Ebu Darda ka thënë: “Sa të pavlerë janë njerëzit për Allahun, kur lënë pas dore urdhrin e Tij fetar. Këta ishin ngadhënjyes dhe sundues, por e lanë urdhrin e Allahut dhe përfunduan të poshtëruar kështu siç i vëren…”. E para: Ebu Darda ka qarë duke e parë gjendjen në të cilën përfunduan në aspektin e kaderit të Allahut të Lartësuar për ta. E dyta: Ai ka qarë duke kujtuar pasojat që ka braktisja e urdhrit fetar të Allahut të Lartësuar, duke parë pasojat dhe dënimin që sjellin gjynahet, siç është humbja e pushtetit, poshtërimi etj. S’ka ndonjë tregues në këtë transmetim se nuk lejohet të shfaqësh gëzimin me vdekjen e një kafiri zullumqar, siç është një njeri publik që tallet me Zotin e gjithësisë dhe fenë e Tij.
𝐒𝐞̈ 𝐝𝐡𝐣𝐞𝐭𝐢, pavarësisht qëndrimit për rastin e mësipërm që ka të bëjë me dënimin që Allahu u jep keqbërësve, ne jetojmë në paqe me jomuslimanët, ne duhet te sillemi mirë me ta dhe duhet të mbajmë edhe drejtësi me ta, madje ne iu bëjmë edhe mirësi, pasi kështu na mëson Feja Islame.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit