Armiqësia kundër islamit në Evropë, e quajtur “islamofobia”, u përhap veçanërisht në mediat sociale për shkak të mbylljeve në shumë vende gjatë epidemisë së llojit të ri të koronavirusit (Covid-19).
Armiqësia kundër islamit në Evropë, e quajtur “islamofobia”, u përhap veçanërisht në mediat sociale për shkak të mbylljeve në shumë vende gjatë epidemisë së llojit të ri të koronavirusit (Covid-19).
“Raporti Evropian i Islamofobisë 2020” i përgatitur nga profesori i asociuar Enes Bayraklı, profesor i Universitetit Turko-Gjerman, i cili studion antiislamizmin në Evropë dhe profesor Farid Hafez i Universitetit Georgetown, u publikua nga Instituti Leopold Weiss në Austri.
Raporti, në të cilin kontribuuan 37 akademikë, ekspertë dhe aktivistë të shoqërisë civile nga vende të ndryshme dhe që përfshinë ekzaminimin e 31 vendeve, vuri në pah se si po zhvillohet antiislamizmi në Evropë në vitin 2020.
Sipas raportit, veprimet dhe sulmet fizike islamofobe u ulën vitin e kaluar me kufizimin dhe mbylljen e jetës normale të përditshme për shkak të epidemisë së Covid-19. Megjithatë, antiislamizmi vazhdoi të përhapet në këtë mjedis, veçanërisht duke u zhvendosur në mediat sociale. Shumë vende kanë shënuar rritje të krimeve të urrejtjes në internet.
Platformat e mediave sociale, veçanërisht Facebook, janë bërë pikat kryesore për dokumentimin e krimeve të urrejtjes kundër myslimanëve.
Pavarësisht epidemisë dhe mbylljeve, nuk ka pasur rënie të krimeve të urrejtjes kundër myslimanëve në disa vende. Në Gjermani, për shembull, 901 krime islamofobe u regjistruan në vitin 2020, nga këto u sulmuan 146 xhami dhe 48 individë. Përveç kësaj, lëvizjet shoqërore anti-myslimane vazhduan të organizojnë demonstrata pavarësisht epidemisë.
Raporti nënvizon se incidentet islamofobike nuk janë regjistruar si krim i veçantë i urrejtjes në shumicën e vendeve evropiane.
Gjithashtu u vu re se vetëm 12 për qind e myslimanëve që janë të diskriminuar në vendet e BE-së raportojnë përvojat e tyre tek autoritetet.
U tha se mungesa e raportimit të krimeve të urrejtjes kundër myslimanëve në Evropë nga shtetet apo organizatat joqeveritare kishte implikime serioze për ndërgjegjësimin e myslimanëve dhe fokusimin në këto çështje të burokracisë.
/trtshqip/