1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Islamofobia shndërrohet në fjalë dhune në Karolinën e Veriut: a nuk mund t’i vrasim të gjithë?

Më të lexuarat

Në Karolinën e Veriut, duket se retorika e urrejtjes dhe islamofobia kanë njohur nivele të paprecedent gjë që ka nxitur frikën e banorëve në të gjithë shtetin, ndërkohë që liderët muslimanë apelojnë autoritetet të veprojnë.

Takimi i një grupi të ekstremit të djathtë në Kernersville, ka trazuar ujërat ndërsa në qarkullim janë hedhur kopje të shumta të librit “Terroristi në shtëpinë fqinje”, nga një autor konservator, Erick Stakelbeck.

Takimi shënoi kulmim të një sërë aktivitetesh dhe mblodhi folës të ndryshëm dhe zyrtarë të zgjedhur republikanë. Në takim morën pjesë 20 persona që përfaqësonin aktivistë profesionistë konservatorë, vullnetarë të GOP-it dhe militantë.

Vëllazëria Muslimane, një organizatë e themeluar në vitin 1928 që për pak kohë mori pushtetin në Egjipt pas Pranverës Arabe, është vatra e paranojës për frikërat e krahut të djathtë për një komplot të supozuar islamik dhe për anashkalimin e institucioneve amerikane nga brenda për vendosjen e ligjit islam.

Sipas tyre, taktika që Vëllazëria ka vendosur përgjatë viteve është sistemimi i qendrave islame apo xhamive, e kjo do të thotë qendra rekrutimi për xhihad dhe formimin e themeleve të përhershme kudo ku ato lejohen të ekzistojnë.

Sipas lajmeve të dala nga takimi i grupit në fjalë, folësit u ndërprenë herë pas here nga komentet për vrasjen e muslimanëve, komente këto të artikuluara nga Frank del Valle, një emigrant kubanez anti-komunist, por që nuk mori shumë nxitje nga të tjerët në dhomë.

“A nuk mund t’i vrasim të gjithë”, ishte pyetja e tij, 15 minuta pas fillimit, gjatë një diskutimi midis ndryshimit mes sekteve të sunitëve dhe shiitëve në Islam.

Lajmi për pohime të tilla për përdorimin e dhunës u përhapën me shpejtësi në komunitetin musliman të Karolinës së Veriut.

“Komuniteti është tërësisht i traumatizuar”, tha Abdullah Antepli, kreu i kapelës muslimane në universitetin Duke. “Ku rata dëgjojnë dikë të flasë për vrasjen e muslimanëve, ata e dinë se kjo mund t’u ndodhë me të dashurit e tyre. Kur ata dëgjojnë për takime të tilla, kjo nxit maksimumin e ankthit”.

Sipas tij, tashmë muslimanët në Karolinën e Veriut kanë nisur të bisedojnë për gjetjen e një pune në shtete të tjera, si në verilindje, ku ata perceptojnë se mjedisi është më mikpritës.

Megjithatë, për shumë aktivistë të linjës së ashpër konservatore, që kanë shqetësime të tjera si zëvendësimi i Obamacare apo emigrantët pa dokumente, vizioni i errët i konservatorëve ekstremistë nuk përbën ndonjë lajm të rëndësishëm.

Mirëpo komentet radikale po paraqesin një skenar të bazuar në paraqitjen e rreme të Islamit dhe duke popullarizuar skenarë që sugjerojnë se muslimanët e zakonshëm po komplotojnë për të vrarë jo-besimtarët.

Konservatorët që folën në takimin e shumëdebatuar thanë se Vëllazëria Muslimane i kërkon çdo muslimani të marrë pjesë në xhihad dhe se kjo do të thotë “çdo musliman, edhe këtu në zonën tonë, në të gjithë këtë vend, çdo musliman që kundërshton qëllimet apo metodat e atyre që i quajnë qafirë, e që janë ata që nuk besojnë, që kanë hequr dorë nga Islami”.

Pas këtij prezantimi, Del Valle e pyeti Jones: “A keni ndonjë rekomandim sesi mund ta ndalim këtë? Pasi rekomandimi im i vetëm është të nisim t’i vrasim të gjithë”.

Folësi e shmangu diskutimin larg dhunës, duke vënë në dukje se zgjedhja e Donald Trump ishte një zhvillim pozitiv për kauzën e tyre.

Mirëpo, diskutimi në publik për vrasjen e muslimanëve ka dërguar dridhje në të gjithë komunitetin, e sidomos mes muslimanëve që tremben se kjo retorikë mund të rigjallërojë fushatën e urrejtjes dhe dhunës ndaj tyre. Kjo në një komunitet që së fundmi përkujtoi vrasjen e tre studentëve muslimanë kolegji, të cilët u vranë më 10 shkurt 2015 në shtëpinë e tyre.

Deklaratat e ekstremistëve kanë tmerruar shumë banorë, ndërsa liderët e komuniteteve shfaqën hapur krenarinë e tyre për rolin që patën në sistemimin e refugjatëve.

Kryebashkiakja e Greensboro, Nancy Vaughan, me origjinë siriane postoi në “Facebook” një apel drejtuar autoriteteve: “Fjalët kanë rëndësi. Mbajini përgjegjës. Denoncojeni dhunën kudo që e hasni atë”.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit