3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Islamofobia në Evropë u shndërrua në akte dhune kundër muslimanëve

Më të lexuarat

Edhe pse islamofobia në vitin 2020 u transferua në platforma dixhitale për shkak të kufizimeve të COVID-19, thuhet se muslimanët kryesisht gratë kanë vazhduar të jenë objektiv i sulmeve fizike

Raporti për Islamofobinë në Evropë ka tërhequr vëmendjen se ideologjitë çnjerëzore raciste në kontinentin e vjetër kanë shkaktuar akte dhune dhe se muslimanët përtej sulmeve fizike me të cilat janë përballur për shkak të identitetit të tyre fetar kanë përjetuar viktimizime serioze, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Raporti Evropian i Islamofobisë 2020” i cili u përgatit nga Enes Bayrakli, profesor në Universitetin Turko-Gjerman që kryen punime mbi islamofobinë (kundërshtinë ndaj Islamit) në Evropë dhe nga prof. dr. Farid Hafez nga Universiteti Georgetown, u publikua për opinion publik nga Instituti “Leopold Weiss” në Austri.

Në raportin ku kanë dhënë kontribut 37 akademikë, ekspertë dhe aktivistë të shoqërisë civile nga vende të ndryshme, përfshirë mbulimin e 31 vendeve, shpjegohet me shembuj ecuria e islamofobisë në Evropë në vitin 2020.

I mbështetur nga shumë organizata ndërkombëtare, në raport janë përpiluar aktet dhe sulmet raciste me të cilët muslimanët janë përballur në shumë fusha përfshirë politikën, median dhe jetën sociale.

Edhe pse islamofobia në vitin 2020 u transferua në platforma dixhitale për shkak të kufizimeve të COVID-19, thuhet se muslimanët kryesisht gratë kanë vazhduar të jenë objektiv i sulmeve fizike.

Dhuna raciste u kushtoi jetën 9 personave në Gjerman

Masakrimi i 9 personave me origjinë emigrante nga një terrorist i ekstremit të djathtë në qytetin Hanau të Gjermanisë, u regjistrua si një prej sulmeve më të rëndë racist që u shënua vitin e kaluar.

Ndërsa në Danimarkë dy persona ndoqën një musliman duke i drejtuar viktimës pyetjet “A je musliman? Përse ndodhesh këtu?”. Personat e ndoqën viktimën deri në shtëpi dhe plagosën rëndë muslimanin në shtëpinë ku ata hynë me forcë.

Koka e derrit përpara ambasadës turke në Estoni

Një person i maskuar, krahas ambasadave të Turqisë dhe Azerbajxhanit në kryeqytetin Talin la kokë derri edhe përpara Qendrës Islame.

Në Francë dy gra me shami u përballën me sulm me thikë

Ndërsa në Francë ku rregulloret dhe retorikat anti-islame kanë filluar të bëhen pjesë e jetës së përditshme, dy gra të mbuluara njëra 19 dhe tjetra 40-vjeçe u sulmuan me thikë në afërsi të Kullës Eifel. Agresorët duke kryer ofendime të rënda ndaj grave muslimane, shkaktuan plagosjen e rëndë pasi goditën me thika në mushkëri viktimën 40-vjeçare.

Një i ri musliman u përball me sulmin fizik të popullatës së rajonit në Teuva në perëndim të Finlandës. I riu i plagosur u dërgua në spital ndërkohë që ndaj autorëve nuk u ndërmor ndonjë veprim penalizues.

Në Kosovë u dogj një xhami

Një xhami u dogj në fshatin Vërboc, rreth 40 kilometra në perëndim të kryeqytetit të Kosovës, Prishtinë.

Ndërsa në perimetrin e jashtëm të dy xhamive të sapondërtuara në qytetin e Manastirit në Maqedoninë e Veriut, u shkruan grafitet “Ajasofja ishte një kishë dhe ashtu do të mbetet”.

Në Serbi agresori hyri me automjet në qendrën e emigrantëve

Një agresor që hyri me automjetin e tij në qendrën e emigrantëve në rajonin Obrenovac të Serbisë tha: “Nuk dua një shtet musliman”, “Nuk dua që e dashura ime të sulmohet nga emigrantët”.

Ndërsa dy gra muslimane në qytetin Malaga të Spanjës, u kërcënuan dhe u sulmuan fizikisht në prani të fëmijëve të tyre nga persona të paidentifikuar.

Në Mal të Zi 3 persona me origjinë boshnjake u goditën dhe u sulmuan. Agresorët përdorën shprehjet raciste: “Ka ardhur koha të largoheni në Turqi, nuk jeni të dëshirueshëm këtu”.

/aa/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit