#OpiumiiMasave
Me rastin e vizitës së presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan në #Serbi që është planifikuar për në fund të shtatorit, pritet që në disa nga mediumet tona të shpërthejë ndonjë valë #turkofobie, e shoqëruar me nota të forta #islamofobie. Këta #ksenofobë e ‘patriotë leshi’, – të cilët nuk arrijnë t’i kuptojnë dinamikat e zhvillimeve rajonale, ndikimin dhe kapacitetin e madh politik e ekonomik të një lojtari të madh si #Turqia – do ta përdorin këtë rast si patericë për të rikthyer në debatin publik konflitet artificiale dhe për të mbështetur gjuhën e urrejtjes, #ksenofobinë dhe #islamofobinë e tyre.
Po këta individë me imagjinatë të sëmurë, do të bëjnë sikur harrojnë se po i njëjti Erdoğan e ka kritikuar Serbinë në plot raste duke dalë në mbrojtje të #shqiptarëve dhe #boshnjakëve në #Ballkan.