Shqiptarët musliman për çdo ditë në mediat online dhe ato vizive kërcënohen në mënyra të ndryshme, ku thirrja e fundit vie edhe për eliminimin e tyre për 72 orë.
Normalisht ky provokim shumë i rëndë i përkrahur nga makineria e linçimit dhe shpifjes përmes profileve të rreme dhe kauzi portaleve, do të prodhojë një efekt të kundërt duke dal dikush prej besimtarëve nga mllefi të shajë e të thotë gjëra që nuk duhet, e pastaj të akuzojë të gjithë muslimanët se ja kështu jeni! Assesi mos e hani karremin!
Të gjithë ne i njohim Islamofobët shqiptar, që për çdo ditë duan vëmendje dhe vetëm vëmendje, e për këtë nuk kursejnë asnjë gjë, duke e ulur edhe veten në nivelet më të poshtme.
Besimtarët musliman të cilët duan vlerat e mirëfillta Islame dhe i promovojnë ato, i këshillojmë që të vazhdojnë të shpërndajnë të mirën gjithandej dhe mos të bien pre e provokimeve të njerëzve të ulët, që duan vëmendje dhe duan dikush të merret me to. Pa marrë parasysh sa është provokimi i rëndë, asnjëherë të vetme mos i jepni mundësinë që ata të ju mërzisin apo të ju dekurajojnë nga përhapja e dritës dhe mësimeve të Islamit.
Kjo jetë është kalimtare dhe këto njerëz pa kurrizor, pa identitetit, profitera të situatave do kalojnë, por do të mbeten qëndrimet e matura, urtësia, mendjemprehtësia si udhëzim për gjenerata të tëra të muslimanëve, që ia duan të mirën këtij vendi dhe këtij populli.
Nuk kemi pse frikësohemi nga të tilla thirrje, ngase është shekulli XXI, ka kaluar koha e tiranëve dhe diktatorëve, por disa janë në atë iluzion që mund të bëjnë atë dhe këtë. Shqiptarët duhet të jenë krenar me besimin e tyre Islam, duke e ditur që janë një përqindje e madhe të vetë deklaruar të tillë, e ne duhet të mundohemi gjithnjë që të përhapim mësimet themelore të Islamit, ngase për këto mësime dhe udhëzimi ka nevojë populli ynë. Urrejtja, futja e frikës, përçarja nuk i ka hije muslimanit. Përmbajtja, durimi, tejkalimi i këtyre situatave është ajo që i shkon përshtati muslimanëve shqiptar. /KohaIslame.com/