3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

“Islami urdhëron drejtësi dhe ndjeshmëri ndaj personave me aftësi të kufizuara”

Më të lexuarat

“Njësi matëse e moralit dhe virtytit, ndjeshmërisë dhe përgjegjësisë sociale dhe e qytetërimeve në aspektin e popullit dhe kulturës, është kujdesi ndaj jetimëve, të moshuarve, të pastrehëve, personave me aftësi të kufizuara dhe mjedisit”

Presidenti i Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë (Dijanet), Ali Erbaş, tha se feja Islame, e cila përkufizon devotshmërinë si vlerë unike në të gjitha fushat e jetës, urdhëron drejtësi dhe ndjeshmëri ndaj personave me aftësi të kufizuara, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një mesazh të publikuar me rastin e 3 Dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, Erbaş ka deklaruar se në jetën e kësaj bote, që është një provë, statusi i aftësisë së kufizuar për arsye të ndryshme, siç janë sëmundjet, faktorët gjenetikë dhe mjedisorë, fatkeqësitë natyrore, luftërat dhe aksidentet, nuk do të ndryshojë vlerën dhe dinjitetin e njeriut.

Erbaş ka theksuar se njeriu duhet të jetojë me durim, forcë, moral dhe shpresë, duke e njohur faktin se jeta është e përkohshme dhe me sfida.

“Është e rëndësishme të theksohet se njësi matëse e moralit dhe virtytit, ndjeshmërisë dhe përgjegjësisë sociale dhe e qytetërimeve në aspektin e popullit dhe kulturës, është kujdesi ndaj jetimëve, të moshuarve, të pastrehëve, personave me aftësi të kufizuara dhe mjedisit”, ka thënë Erbaş.

“Në këtë aspekt, feja jonë e lartësuar, Islami, e cila përkufizon devotshmërinë si vlerën unike në të gjitha fushat e jetës, urdhëron drejtësi dhe ndjeshmëri ndaj njerëzve me aftësi të kufizuara”, ka shtuar kreu i Dijanetit të Turqisë.

Erbaş potencoi se profeti Muhamed ka treguar kujdes të posaçëm ndaj personave të kësaj kategorie.

“Profeti ynë ka lavdëruar ata që kujdesen për personat me aftësi të kufizuara, u ka ofruar punë në përputhje me shkathtësitë dhe mundësitë e tyre, u ka dhënë vlerë dhe sihariq se Allahu u dhuron parajsë dhe shpërblime personave me aftësi të kufizuara që vazhdojnë jetën me shpresë dhe zell”, është shprehur Erbaş.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit