-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Islami, shpëtues i më shumë se 100 jetëve në sulmin e Moskës

Më të lexuarat

I riu që konsiderohet hero i asaj mbrëmjeje të tmerrshme në kryeqytetin rus

Islam Khalilov, 15 vjeç, u shpall hero në Rusi sepse shpëtoi më shumë se 100 njerëz në sulmin në Moskë. Ai u ndodh në sallën koncertore pasi po punonte me kohë të pjesshme në dhomat e zhveshjes.

Djaloshi trim qëndroi i qetë, pavarësisht betejës së përgjakshme që po zhvillohej para syve të tij, dhe i çoi të tmerruarit që iknin nga personat e armatosur drejt daljes së emergjencës, duke iu shpëtuar kësisoj jetën.

Ai ua bëri të qartë njerëzve se ku të shkonin për të arritur në një vend të sigurt.

“Në fillim dëgjuam disa zhurma të çuditshme në katin e parë. Menduam se ndoshta kishte ardhur ndonjë grup i zhurmshëm,” shpjegon Islami.

Pastaj pa njerëzit që nisën të iknin nga frika. Ai pa një burrë që gjuante para tij – dhe e dinte se duhej të vraponte dhe të ndihmonte të tjerët.

“E kuptova që nëse nuk do të reagoja, do të humbisja jetën time dhe jetën e shumë njerëzve. Sinqerisht, ishte shumë e frikshme”, shtoi ai.

Ai bërtiti dhe u bëri shenjë njerëzve të frikësuar dhe të panikuar që ta ndiqnin.

“Kur isha në një turmë njerëzish, duke shkuar te dera për ta hapur, mendova se terroristët mund të dilnin nga shkallët e zakonshme ose nga ato lëvizëse dhe të hidhnin një granatë ose të hapnin një zjarr vdekjeprurës. Falë Zotit, asgjë nuk ndodhi. Arrita të hapi derën në kohën e duhur”, tha ai, duke u ndjerë i lumtur që të gjithë janë gjallë dhe mirë.

Islami e kalon kohën e tij të lirë duke punuar në dhomat e zhveshjes dhe duke luajtur futboll për ekipin e të rinjve të Spartakut të Moskës. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit