5.9 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Islami që ata duan – Justinian Topulli

Më të lexuarat

Fotot e vjetra bardhë e zi, tregojnë “Islamin e vërtetë të traditës” me mësuesit dhe nxënësit e dikurshëm të Medresesë së Tiranës, si dhe ata që themeluan para një shekulli KMSH-në.

Ndërsa fotoja me ngjyra, tregon maturantet e Medresesë së Tiranës në 2023!

Ky është “Islami i ri i përçudnuar i traditës” që duan gylenistët për ne!

Të jeni të bindur që ata, këto foto të turpshme nuk i hedhin thjesht për publikun, por më së shumti për të kënaqur ata, të cilëve iu shërbejnë me devocion dhe tek të cilët varin shpresën e pushtetit të tyre uzurpues. U tregojnë atyre se sa mirë i kanë bërë detyrat e tredhjes së fetarisë së muslimanëve në këtë vend dhe cili është Islami i shpëlarë që ata iu premtojnë tutorëve të tyre.

Me këto foto, ata duan po ashtu edhe të na provokojnë ne “ekstremistët” që të reagojmë, në mënyrë që gylenistët t’iu tregojnë pikërisht sponsorëve të tyre, se janë pikërisht ata, që iu garantojnë armiqve të Islamit vrasjen e shpirtit të Islamit në këtë vend dhe kush janë “ekstremistët” që e mbajnë gjallë atë.

Allahu iu ardhtë hakut!

Këta janë kancer i muslimanëve në këtë vend, që po e rikthejnë 1967-n në Shqipëri, sipas versionit të tredhur postmodern liberal.


P.S. gylenistët që shohin këtë status, të mos harrojnë të bëjnë punën e ngarkuar, për të informuar tutorët e tyre për “rrezikun e ekstremistëve”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit