8.4 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Islami: Kujdes, agjentët serbë të interesuar për dhunë në protestë

Më të lexuarat

Eksperti për çështje të sigurisë, Avni Islami thotë se protesta e sotme e organizuar nga partitë opozitare nuk duhet të jetë e dhunshme pasi që dëmi do të jetë për shtetin e Kosovës.
Sipas tij, dy taborët politike në vend janë të interesuar që protesta të eskalojë në dhunë.
 
“Pozitë e opozitë siç duket me retorikën e tyre të ashpër , janë të interesuar të kontribuojnë që protesta të eskalojë dhe te të kalojë një dhunë. Të dy palët po përpiqen të përfitojnë sa më shumë në rrafshin politik”, tha Islami.
 
“Duhet të ta kanë parasysh të gjithë akterët se përgjegjësia bie mbi të gjithë dhe se dhuna nuk do ti zgjedh problemet, e kush do ta përdor këtë situatë? Dihet se armiku i ynë i përbetuar së bashku me agjentët e vet si dhe me bashkëpunëtorët do të përpiqem maksimalisht të përfitojnë. E gjithë do të të shkojw në dëm të Kosovës”, ka deklaruar Islami për “Zërin”.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit