Pas kristianizmit, besimi mysliman është aktualisht më i madhi në botë, por po pëson rritje të dyfishtë në krahasim me të shkuarën
Sipas analizave të institutit të studimeve amerikane, “Pew Research Center”, Islami do të bëhet besimi më i madh në botë brenda vitit 2075 dhe popullsia e Europës do të jetë 10% myslimane. Duke analizuar ndryshimin demografik mes besimeve kryesore, studiuesit kanë evidentuar që popullata botërore islamike do të rritet me 73% mes viteve 2010 dhe 2050, më shumë se dyfishi në krahasim me 35% të të krishterëve.
Ka dy faktorë kryesorë pas këtij fenomeni dhe të dyja kanë të bëjnë me demografinë. Së pari, myslimanët kanë më shumë fëmijë në krahasim me anëtarët e grupeve të tjera të besimit. Në të gjithë botën, çdo grua myslimane ka mesatarisht 3.1 fëmijë kundrejt 2.3 për të gjitha grupet e tjera të kombinuara. Myslimanët janë edhe të rinj në moshë (mosha mesatare ka qenë 23 vjeç në vitin 2010) në krahasim me grupet e tjera kryesore të besimit, duke u shkëputur me 7 vjet nga mosha e re mesatare e jo myslimanëve.
Popullsia myslimane është në një rritje të ndjeshme edhe në Amerikën e Veriut dhe Europë falë emigracionit, ku në këtë të fundit, një projektim, parashikon që brenda vitit 2015, 10% e europianëve do të jetë mysliman. Numri i ateistëve dhe njerëzve jo fetarë, do të ulet nga 16.4% të popullsisë botërore me 12.2%.
Në 2010-ën ishin 1.6 miliardë myslimanë në botë (rreth 23% e popullsisë botërorë), sipas një vlerësimi të “Pew Research Center”, kundrejt 2.17 miliardë të krishterëve. Por ndërsa Islami është aktualisht feja e dytë më e madhe në botë (pas krishtërimit), nga ana tjetër është besimi me rritjne më të shpejtë. Nëse prirja aktuale demografike vazhdon, parashikohet që numri i msslimnëve do ta kalojë atë të të krishterëve brenda fundit të këtij shekulli.
Indonezia është aktualisht vendi me numrin më të madh të popullsisë myslimane në botë, por” Pew Research Center”, hipotezon që India do të marrë kreun e kësaj renditjeje brenda 2050-ës (duke qëndruar gjithsesi një vend me shumicë të madh të besimit hindu), me më shumë se 300 milionë myslimanë.
Edhe pse shumë vende të Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut, ku besimi mysliman ka pasur origjinën në shekullin e VII, janë myslimanë me rrënjë, rajoni është atdheu i vetëm 20% të myslimanëve në të gjithë botën.
Pjesa më e madhe e myslimanëve në nivel botor (62%), jeton në rajonin Azi-Paqësor, mes të cilëve ka një popullsi të madhe në Indonezi, Indi, Pakistan, Bangladesh, Iran dhe Turqi.
E.A.(gazeta-Shqip.com)