Pamje nga një vendfalje profetike: e dyta e shenjtë në botën islame
Kjo është xhamia e dytë e ndërtuar në historinë e Islamit dhe sot konsiderohet si një nga xhamitë më të mëdha në botë. Është gjithashtu vendi i dytë më i shenjtë në Islam, pas Mesxhid al-Haram, i njohur si Xhamia e Shenjtë ose Xhamia e Madhe, në Mekë.
Xhamia e Profetit është gjithmonë e hapur, pavarësisht nga koha e ditës dhe viti.
Xhamia fillimisht u lidh me shtëpinë e Profetit Muhamed, ku ai jetoi pasi u shpërngul nga Meka. Vetë Profeti mori pjesë në punimet fizike në ndërtimin e tij.
Në fillim xhamia nuk ka pasur çati në kuptimin e sotëm. Ajo shërbeu si qendër komunitare, gjykatë dhe shkollë fetare. Në të kishte një platformë të ngritur për njerëzit që mësonin, lexonin dhe studionin librin e shenjtë të Kur’anit. Më vonë sundimtarët muslimanë e zgjeruan dhe dekoruan shumë xhaminë.
Në vitin 1909, Xhamia e Profetit u bë vendi i parë në Gadishullin Arabik me ndriçim elektrik. Ndodhet në një vend që konsiderohet qendra tradicionale e Medinës, rrethuar nga shumë hotele dhe tregje të vjetra aty pranë.
Kjo xhami është një nga vendet kryesore të pelegrinazhit. Shumë njerëz që shkojnë në Haxh apo Umra vizitojnë xhaminë e Profetit për shkak të lidhjes së saj me jetën e Profetit Muhamed.
Brenda xhamisë ndodhen edhe varret e profetit Muhamed, Ebu Bekrit dhe Omerit, kalifit të parë dhe të dytë. Vetë vendi ku ndodhen varret e profetëve dhe dy kalifëve të parë quhet simbolikisht el-Huxhratu l-mu’attareh ose oda aromatike. Varret janë të rrethuar nga disa mure pa dritare apo dyer dhe për këtë arsye nuk mund të shihen apo të arrihen.
Xhamia e Profetit ka gjithsej dhjetë minare 105 metra dhe një kube të gjelbër. /tesheshi.com/