Deputeti i partisë ultra nacionaliste holandeze (PVV), 39-vjeçari Joram van Klaveren e pranoi fenë Islame.
Klaveren, i cili më herët njihej si një kundërshtar i migracionit dhe emigrantëve, tani është bërë përkrahësi më i madh i refugjatëve sirianë, irakianë dhe afganë në vend.
Joram van Klaveren deklaroi se i përkiste partisë më ekstreme dhe armiqësore ndaj Islamit. Pas ishte duke shkruar një libër kundër fesë Islame, ai hulumtojë të vërtetën e Islamit për t’iu përgjigjur pyetjeve të tij lidhur me sekretin e dashurisë së muslimanëve për fenë dhe pejgamberin e tyre të nderuar.
Pasi u konvertua në mysliman ai nxori një libër në të cilën përshkroi të mirat që po e sjell kjo fe dhe propagandat e bëra kundër myslimaneve në Holandë.
Sipas gazetës holandeze, “Het Parool” van Klaveren para disa dite vizitoi një xhami në Amsterdam me sytë e mbushur me lot ku u fotografua nga xhemati mysliman.