4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

ISHIM, JEMI DHE DO TË JEMI PAQËSOR

Më të lexuarat

Qyteti i Deçanit, është i njohur për tolerancë fetare po thuaj në të gjitha etapat historike.
Në Deçan, ka shumë monumente të rëndësishëm të kultit, përfshirë Xhaminë e vjetër të Qytetit të Deçanit dhe Manastirin e Deçanit, monumente këto që datojnë që nga periudha mesjetare.
Siç dihet popullsia e Deçanit me rrethinë është rreth 100 % mysliman. Ishin popullsia vendase myslimane e cila e ka kultivuar po thuaj në të gjitha proceset tona tolerancën fetare ndërmjet besimeve. Shqiptarët kurrë nuk janë të parët që nxisin urrejtje. Edhe për kundër, ne, brezat që ishin para nesh, gjithmonë na kanë porositur për paqe e mirëkuptim për të tjerët.
Shkrimet e fundit dhe thirrjet për nxitje të urrejtjes që po i bene drejtuesi i Manastirit të Deçanit, Igumeni Sava Janjiq, janë të pa baza. E dinë mirë ai, që ishin myslimanet (islamistet) deçanas, ata të cilët deri në vitin 1990 ishin Vojvodë (përgjegjës) të Manastirit të Deçanit.
Thirrjet dhe urrejtjet që po i bene Igumeni Janjiq, janë të pa bazë.
Ai duhet të shikoj nga e ardhmja dhe të bej thirrje për tolerancë ndërmjet etniteteve fetare. Ai duhet të përçoj mesazhe paqe e jo mesazhe urrejtje.
Besim Ef. Halilaj, Kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Deçan.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit