0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Ish-xhihadistët mbështesin kandidatin e moderuar për president, duke thelluar ndarjen në votën islame.

Më të lexuarat

Kajro – Një ish-grup xhihadist, tha të hënën se do të mbështesë një kandidat islamik të moderuar në zgjedhjet presidenciale të Egjiptit që mbahen muajin e ardhshëm, kjo bëhet një goditje e fuqishme ndaj Vëllazërisë muslimane.
Njoftimi nga Xhema Islamiya (Xhemati Islamik)ofron një nxitje që shton shanset për votimin e Abdel-Moneim Abolfotoh në 23-24 maj. Ai mori një miratim të ngjashëm edhe nga grupi Selefi javën e kaluar.
Abdel-Maged zyrtar i lartë i Xhematit Islamik, tha se një sondazh i brendshëm ka treguar se shumica në grupi e mbështetsin Abolfotoh.
“Ne mendojnë se është shumë për Vëllazërinë Myslimane të ketë të gjitha: Parlamentin me dy dhomat e të tij, presidencën dhe qeverinë” tha ai. “Kjo është e dëmshme për tërë lëvizjen islame”.
Mbështetja e Xhematit islamik ka të ngjarë të përmirësoj paraqitjen e Abolfotoh në bastionet e grupit në krahinat në jug të Kajros. Ai gjithashtu la Vëllazërinë, grupin më të madh politik të Egjiptit, sa më shumë e izoluar që lëviz, gjendet më pranë një konfrontimi me gjeneralët e vendit në pushtet.
Vëllazëria fitoi afër gjysmën e vendeve në parlament në zgjedhjet e fundit. Lëvizja e vijës së tradicionale të Selefive, e cila përkrah zbatimin rigoroz të Sheriatit, – ligjit islamik, fitoi afërsisht një të katërtën e vendeve në parlament.
Saad Emara, një ligjvënës dhe një anëtar i lartë i Vëllazërisë myslimane, shprehën shqetësimet mbi ndarjen e votës islamike, por tha se “kalkulimet politike” të Selefive mund të kenë shtyrë ata që të mbështesin një rival “për të kufizuar kompetencat e Vëllazërisë Myslimane.”
Xhemati Islamik ishte përfshirë në vrasje të Sadatit, presidentit egjiptian më 1981 .Grupi kishte luftuar regjimin e ish-presidentit Hosni Mubarak me një kryengritje të përgjakshme në vitet 1980 dhe 1990, duke kërkuar të krijojë një shtet islamik në Egjipt para se të heqnin dorë nga lufta e armatosur dhe duke lëvizur në politikë. /AsociatedPress

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit