3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Ish-ushtari sovjetik që jeton në Afganistan pranoi Islamin dhe u adaptua në kulturën afgane

Më të lexuarat

“Unë jam në Afganistan afër 40 vjet. Unë jam afgan tani. Unë kam nënshtetësi afgane. Unë jam musliman tani. Unë nuk jam rus. Unë nuk i përkas rusëve”, tha ish-ushtari sovjetik, Sheikh Abdullah

Ish-ushtari i Bashkimit Sovjetik, Sherefoviç Hakimov, i cili erdhi në Afganistan për të luftuar 38 vjet më parë dhe adoptoi kulturën afgane dhe e pranoi Islamin duke qëndruar në Afganistan, atij i mungojnë vëllezërit e tij që jetojnë në Moskë, por nuk dëshiron të kthehet në vendlindjen e tij në Rusi, nga frika se mund të arrestohet.

Pushtimi i Afganistanit nga ish-Bashkimi Sovjetik përfundoi para 33 vitesh, por ndikimi i tij vazhdon të shihet në të gjithë vendin. Ndërsa automjetet ushtarake dhe armët e kësaj periudhe ekspozohen në rrugë, sheshe dhe muze në shumë provinca të vendit, disa ushtarë të ardhur për të luftuar me ushtrinë sovjetike u vendosën në vend, krijuan familje dhe adoptuan kulturën afgane.

Njëri nga këta ushtarët është Sherefoviç Hakimov. Ai erdhi në Afganistan në vitin 1984 në moshën 18-vjeçare si ushtar i inteligjencës dhe në një prononcim për Anadolu Agency (AA) foli për përvojat e tij.

Babai i tij është armen ndërsa nëna e tij një hebreje ukrainase. Sherefoviç ka 38 vjet që jeton në Afganistan. Vëllezërit e tij, Alexander dhe Mabuba Hakimov, babai i të cilëve është gjeneral dhe nëna e të cilit është një oficere e përgjithshme e zbulimit, aktualisht jetojnë në Moskë. Hakimov mendon se nëse shkon në Rusi, do të arrestohet me akuzën e “dorëzimit para armikut”, prandaj nuk dëshiron të kthehet në vendin e tij, por ka mall për vëllezërit e tij.

Hakimov, 56-vjeç, i cili mori emrin Shejh Abdullah pasi u konvertua në Islam, tha se humbi të gjitha gjërat e tij teksa tregonte çizmet e tij të ish-Bashkimit Sovjetik, foton e shërbimit ushtarak.

U miqësua me armikun e tij

Pas një kohe, Hakimov, i cili mori pjesë në betejat në rajonin e Heratit si artileri, u plagos në ballë dhe bel në një konflikt 3 vjet më vonë dhe u kap nga luftëtarët e Haxhi Sejjid Abdulvahab Katali, një nga komandantët e muxhahedinëve të periudhës, të cilët luftuan kundër sovjetikëve.

Hakimov duke qeshur për haxhi Katalin tha: “Ai ishte armiku ynë në atë kohë. Ne ishim edhe armiqtë e tij. Po ta kishim kapur do ta kishim ekzekutuar. Po të kishim rënë në duart e tij ndoshta do të na kishte ekzekutuar edhe ai. Ne po i luftonim ata. Pasi u bëra musliman u bëmë shokë, unë u bëra punonjës i tij, u bëra edhe punonjës edhe djali i tij. Ai më martoi, më dha shtëpi, do të thotë më ndihmoi”.

Edhe pse është shëruar nga skuadra e Katalit, Hakimov ende vuan nga lëndimi që mori në atë kohë. Trupi i dridhet dhe shpesh harron.

Hakimov tha se Katali e çoi në Indi për shërbime më të mira trajtimi, por dridhjet dhe harresa e tij nuk u larguan.

Duke thënë se filloi të harronte rusishten për shkak të harresës së tij, ai vazhdoi të fliste shumë mirë gjuhën e tij amtare armene. Hakimov gjithashtu flet persisht dhe pashtu në një nivel shumë të mirë.

Gjatë bisedës, Hakimov u dërgoi përshëndetje në gjuhën armene vëllezërve të tij, të cilët i mungonin shumë.

E pranoi Islamin përmes një ëndrre

Duke thënë se shpesh herë e udhëzonin që të bëhej musliman pas kapjes së tij rob, Hakimov tha se e pranoi Islamin pasi u këshillua nga një njeri me mjekërr të bardhë që kishte parë në ëndërr të bëhej musliman.

Duke thënë se shoku i tij Katali ia vuri emrin Shejh Abdullah pasi u bë musliman, Hakimov tha: “Më thanë të bëhesha musliman. Më thonin edhe “La ilahe ilallah Muhammedun Resulullah”, mendova se Muhamedi ishte një gjykatës ose udhëheqës i këtyre që do të vinte dhe do të vendoste se çfarë të bënte me mua”.

Ai tha se pasi u bë musliman, iu bashkua grupeve fetare në Iran dhe Pakistan dhe mori mësime ku tregoi se atje ka mësuar suret dhe namazin.

Mbështeti muxhahedinët kundër sovjetikëve

Duke theksuar se ai filloi të jetonte më qetë pasi muxhahedinët i besuan atij, Hakimov tha: “Unë po merrja pjesë në luftëra sepse nuk isha i besueshëm tek muxhahedinët në atë kohë. Ata më përdorën si mësues kundër ushtrisë sovjetike. Pasi më besuan, ata nuk më çuan më në luftë. Pastaj shkoja kur doja, kur nuk doja nuk shkoja”.

Nuk i beson Rusisë

Hakimov ende jeton në shtëpinë e shokut të tij Katali në Herat ndërsa tani i gjithë rrethi i tij e njeh si Shejh Abdullah.

Ai tha se rreth 5 vjet pasi u kap, një mik i tij u kthye në Moskë dhe u burgos pasi u akuzua për “tradhti”. Hakimov tha se “nuk i besonte” Rusisë dhe për këtë arsye nuk mendonte të kthehej.

Hakimov tregon se delegacionet erdhën shumë herë për ta kthyer atë por gjithmonë i refuzonte.

Më tej ai thotë se ka marrë nënshtetësinë afgane, por ka humbur pasaportën e Bashkimit Sovjetik. “Erdhën delegacione nga Uzbekistani. Erdhën delegacione nga Kombet e Bashkuara. Erdhën edhe nga Moska. Disa herë erdhën nga Moska, por unë nuk shkova”, tregon Hakimov.

“Nëse shkoj në atdhe, do të më arrestojnë. A nuk është më mirë për mua këtu? Unë nuk jam i arrestuar këtu. Ata do të na thonë pse u dorëzuat. Ne u themi se nuk u dorëzuam. Ne u plagosëm dhe mbetëm. Ramë në duart e muxhahedinëve. Duhet shumë kohë për të kuptuar se ishim të burgosur dhe nuk u dorëzuam”, tha ish-ushtari sovjetik.

Pasi iu përmend se Bashkimi Sovjetik u shemb dhe se mund të ketë mundësi më të mira në Rusi për trajtimin e tij, Hakimov tha: “Jo, jo. Nuk shkoj. Jam i lumtur edhe pse dridhem. Nuk jam duke punuar më. Unë nuk do të bëj biznes apo të marr pjesë në ndonjë luftë. Në luftën mes talebanëve dhe qeverisë kam qëndruar neutral dhe nuk kam marrë pjesë”.

I mungojnë shumë vëllezërit

Ai thotë se prindërit e tij nuk janë gjallë, por i mungojnë vëllai dhe motra e tij Aleksandër dhe Mabuba Hakimov, të cilët jetojnë në Moskë.

Hakimov tha se motra e tij më e madhe Mabuba shërbeu si këshilltare politike në ushtrinë sovjetike gjatë pushtimit të Afganistanit ndërsa vëllai i tij Aleksandër Hakimov shërbeu si deputet në Dumën e Parlamentit rus për dy mandate.

Hakimov nuk ka asnjë fotografi të ndonjë familjari. Duke treguar se e humbi atë që kishte, Hakimov nuk i mbajti dot lotët kur në internet iu shfaq fotografia e vëllait të tij Aleksandrit.

Duke iu referuar herës së fundit që ka folur me motrën e tij në telefon dy vjet më parë, Hakimov tha: “A nuk ju mungon familja juaj?” Ai tha: “Jemi njerëz. Është e pamundur të mos më merr mali. Politika e Rusisë është ndryshe. Është e vërtetë, ata thonë ua kemi falur, por njëri prej nesh shkoi në Rusi dhe u arrestua. Ai iku prej andej, u kthye në Afganistan. Nëse rusët nuk do ta kishin arrestuar, do të ishim larguar të gjithë”.

Përvetësoi kulturën afgane

Sheikh Abdullah ka jetuar në provincën Herat të Afganistanit gjatë 38 viteve të fundit. Ai vishet si afgan, flet persisht dhe pashtu si ata.

Sot është e pamundur ta ndash atë nga afgani mesatar.

“Unë jam në Afganistan afër 40 vjet. Unë jam afgan tani. Unë kam nënshtetësi afgane. Unë jam musliman tani. Unë nuk jam rus. Unë nuk i përkas rusëve”, tha Sheikh Abdullah duke treguar se e do shumë Afganistanin.

Ai e përcolli dashurinë e tij për Afganistanin duke thënë: “Unë jam nga Afganistani. Unë jam nga populli i Afganistanit. Unë i përkas popullit të Afganistanit. Nëse sovjetikët (Rusia) pushtojnë Afganistanin përsëri, unë do t’i sulmoj ata me këta tanke sovjetike. Do t’i sulmojë me armët e tyre”, tha Abdullah.

/aa/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit