2.2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Ish presidenti tunizian në shtëpinë e tij pranon një familje siriane

Më të lexuarat

Ish presidenti i Tunizisë, Muhamed Munsif El-Merzuki sot mori vendim që në shtëpinë e tij të pranoj një familje siriane. Ai me këtë rast tha se”nëse do të isha edhe më tej president i Tunizisë, do t’ua kisha hap dyert e shtetit refugjatëve sirianë.

Në një konferencë për integrimin e refugjatëve sirian që u mbajt në Stamboll Merzuki tha: “Dyert e shtëpisë sime do t’i hap për një familje siriane, sepse nuk mund t’i hap dyert e shtetit për arsyeje se nuk jam më president. Pyes liderët arab pse edhe më tej i mbajnë të mbyllur mendjet dhe zemrat e tyre para sirianëve, vallë, mos janë
ata prej Marsi?”

Ai tha se i ka thënë presidentit aktual të Tunizisë, Sibsit të hap dyert e shtetit për refugjatët sirian, mirëpo ai nuk e pranoi propozimin.

(Islampress)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit