0.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Ish-presidenti Muhammed Mursi dënohet me 20 vjet burg

Më të lexuarat

Presidenti i zgjedhur me vota dhe i cili u largua nga detyra e tij me grusht shteti ushtarak në Egjipt, Muhammed Mursi u dënua me 20 vjet burg në çështjen e cila njihet në Opinionin publik si “Ngjarjet e İttihadije”. 

Një gjykatë egjiptiane dënoi presidentin e rrëzuar të Egjiptit, Mursi duke e konsideruar fajtor për akuzën “nxitje të vrasjes së demonstruesve jashtë pallatit presidencial” për ngjarjet e vitit 2012.

Presidenti i parë i zgjedhur me votë të lirë dhe i cili u largua nga detyra e tij me grusht shteti ushtarak në Egjipt, Muhammed Mursi u dënua të martën me 20 vjet burg në çështjen e cila njihet në Opinionin publik si “Ngjarjet e İttihadije”, raporton Anadolu Agency (AA).

Një gjykatë egjiptiane dënoi presidentin e rrëzuar të Egjiptit, Mursi duke e konsideruar fajtor për akuzën “nxitje të vrasjes së demonstruesve jashtë pallatit presidencial” për ngjarjet e vitit  2012.

Verdikti i gjykatës i dhënë të martën ishte i pari kundër Muhammed Mursit që prej rrëzimit të tij nga ushtria në mes të vitit 2013. Që atëherë, ai ka qenë i akuzuar për vepra të shumta penale, të cilat ai dhe mbështetësit e tij kanë insistuar vazhdimisht që janë akuza të motivuara politikisht.

Edhe pse në total janë vrarë 11 njerëz, përfshirë tetë mbështetësit e Mursit gjatë dhunës që pretendon gjykata që është ushtruar, trajtohet vetëm vdekja e një gazetari dhe dy demonstruesve anti-Mursi.

Mursi i zgjedhur me votë të lirë u largua me grusht shteti nga ushtria në korrik të vitit 2013, pas vetëm një viti qëndrimi në detyrën e presidentit të Egjiptit.

 

Që prej rrëzimit të tij, autoritetet egjiptiane kanë nisur një goditje të ashpër ndaj mbështetësve të ish-presidentit të rrëzuar Muhammed Mursi, ku mijëra janë arrestuar dhe të tjerë edhe kanë vdekur nga ngjarjet e dhunshme.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit