17.7 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

SHBA, edhe një afro-amerikan tjetër viktimë e dhunës policore

Më të lexuarat

 Një afro-amerikan i cili u ndalua një javë më parë në Baltimore të SHBA-së dhe i cili u plagos gjatë ndalimit humbi jetën në spitalin ku ai ishte shtruar për mjekim, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Zv.Komisari i policisë në Baltimore, Jerry Rodriguez,në një konferencë për shtyp theksoi se ka nisur një hetim në lidhje me vdekjen e Freddie Gray i cili u ndalua nga policia më 12 prill, pasi mbante një thikë të vogël. Ndërkohë në lidhje me këtë ngjarje janë pezulluar nga detyra 6 policë.
 
Rodriguez, tha gjithashtu se Gray kur ka zbritur nga automjeti i policisë nuk mund të fliste dhe nuk arrinte të merrte frymë. “Është shumë e qartë se çfarë ka ndodhur brenda automjetit të policisë”, theksoi ai theksoi Rodriguez , duke konfirmuar se Gray është lënduar rëndë në palcën kurrizore.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit