1.2 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Ish-presidenti kroat Josipoviq: Marrëdhëniet me Serbinë nuk kanë qenë kurrë më të këqija

Më të lexuarat

Ish-presidenti kroat Ivo Josipoviq thotë se Serbia ka dështuar të përmbushë detyrimet sipas marrëveshjes mbi të drejtat e pakicave kombëtare kroate, por thekson se kjo nuk duhet të jetë një arsye për të kushtëzimit të Serbisë në kapitullin e 23.

Josipoviq thotë se Serbia duhet t’i plotësojë ato kërkesa që i ka përmbushur edhe Kroacia, transmeton Indeksonline.

“Qeveria jonë ka absolutisht të drejtë kur thotë se Serbia nuk ka përmbushur kriteret që dolën nga nënshkrimi i marrëveshjes, që është respektimi i të drejtave të pakicës kroate në Serbi”, tha Josipoviq.

Josipoviq tha se marrëdhëniet e  Kroacisë me fqinjët e saj nuk kanë qenë kurrë më të këqija, me përjashtim të luftës, e në veçanti me Serbinë janë shumë të ulëta.

“Ka një retorikë nacionaliste, revizionizëm historik,  harrojnë çfarë ka ndodhur viteve të nëntëdhjeta”, tha Josipoviç për Novi List Rijeka, transmeton Indeksonline.

Ai beson se është jashtëzakonisht se qeveria do t’i rregullon problemet e akumuluara nga ish-Jugosllavia.

“Marrëdhëniet janë duke u përkeqësuar. Bashkimi Evropian na akuzon për kokëfortësi me Serbinë kur është fjala për hapjen Kapitullin 23 dhe kjo na dëmton neve si Kroaci pa u respektuar të drejtat e kroatëve nga marrëveshja që kishim”, tha ai.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit