1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Ish-pjesëtari i UÇK-së i gjetur i vrarë në Korreticë, besohet se ka qenë dëshmitar në Gjykatën Speciale

Më të lexuarat

Bedri Curri, i gjetur i vrarë mbrëmë në fshatin Korreticë të Drenasit, besohej se ka qenë dëshmitar në Gjykatën Speciale.

Burime të afërta me hetimet për krime lufte i kanë thënë Insajderit se Curri ka qenë dëshmitar për zonën e Berishës. Një gjë të tillë e kanë thënë edhe burime nga Policia e Kosovës, bazuar në deklaratat e familjarëve të të ndjerit.

“Familjarët na kanë thënë se Bedriu ka qenë dëshmitar në një proces”, ka thënë një burim nga Policia e Kosovës.

37-vjeçari ka qenë ushtar i UÇK -së në zonën që është kontrolluar nga Ajvaz Berisha, i njohur si komandant Tigri. I ndjeri prej pasluftës ka jetuar në Zvicër.

Familjarët nuk kanë dashur të flasin për rastin.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit