-3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Ish peshkopi: vajzat me mini funde më kanë shtyrë që ta pranoj Islamin

Më të lexuarat

Peshkopi nga Homa Bay – Kenia, i cili e ka pranuar Islamin, pohon se gratë të cilat kishin veshur mini funde (fustane) në kishën e tij e kishën shtyrë atë që ta pranonte Islamin.

Peshkopi i kishës Thirrja e Zotit në Afrikën Lindore, Charles Okwanay, thotë se nuk ka mundur të durojë sesi visheshin gratë në mënyrë të pahijshme në kishën e tij.

“Kisha ime njihej si Kisha Nyalgosi e thirrjes së Zotit në Afrikën Lindore, por tani ajo është Xhamia Nyalgosi”, thotë ai.

Peshkopi 65 vjeçar tani ka emër të ri, Ismail Okwany.

“Gjatë mandatit tim si peshkop, udhëtova në Malindi, Mombasu, Nairobi dhe Tanzani për ta predikuar fjalën e Zotit. Kam shfrytëzuar mundësinë që ta studioj sjelljen e të krishterëve dhe muslimanëve, të cilët jetojnë në ato zona dhe kam konstatuar se Islami është më i mirë”, thotë Okwany.

“Mësimet e Biblës dekurajojnë mënyrën e veshjes, e cila ndoshta do ta motivojë dëshirën seksuale në kishë. Por, për fat të keq, disa gra veshin mini funde dhe rroba të tjera, të cilat i zbulojnë pjesët e tyre private”, ka thënë ai.

Ai pohon se gratë, të cilat nuk vishen si ka hije e venë në sprovë klerin.

Okwany, më tutje, thotë: “Fatkeqësisht, disa mendonin se unë po bëja gabim kur e dekurajoja veshjen e pahijshme në kishë, por vetë ata ishin që i kundërviheshin vullnetit të Zotit.”

Okwany e filloi udhëtimin e tij për në Islam me vizitën që i bëri udhëheqësit musliman në rrethin e Kisiit, të cilit ia shpjegoi synimet e tij.

Ai pastaj u drejtua te imami i Rangwea-s, Mustafa Saoke, të cilit i tregoi se donte të bëhej musliman.

Më datën 26 shtator, Okwany e pranoi Islamin, bashkë edhe me 23 anëtarë të kishës së tij.

Aktualisht, xhamia ka 63 xhematlinj, pasi iu bashkuan edhe 30 muslimanë nga Kagani.

Okwany tani synon të mësojë më shumë për Islamin, në mënyrë që të vazhdojë ta përhapë fjalën e Zotit si musliman.

IslamBosna.ba

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit