1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Ish-ministri Numan Baliq dënohet me dy vjet burgim për sulm seksual

Më të lexuarat

Ish-ministri i Shëndetësisë në Kosovë Numan Baliq, është dënuar me dy vjet burgim, pasi është shpallur fajtor për veprën penale sulm seksual.

Sipas Betimit për Drejtësi, Baliqit do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak.

Sipas aktgjykimit të shpallur të enjten nga gjykatësi Shaqë Curri, Baliqit i është shqiptuar edhe dënimi plotësues, ndalimi i ushtrimit të profesionit të mjekut në periudhë prej dy viteve.

Në seancën e shqyrtimit fillestar të mbajtur në tetor të vitit të kaluar, Baliq kishte thënë se nuk ndihet fajtor për veprën që është akuzuar nga Prokuroria Themelore e Pejës.

Sipas aktakuzës së 29 shtatorit të vitit 2020 Baliq akuzohet se më 12 gusht të atij viti me dashje, e në cilësi të profesionistit shëndetësor ka keqpërdorur gjendjen shëndetësore të viktimës A.I, dhe i ka kërkuar që ta prekë me qëllim seksual pa pëlqimin e saj, ndërkohë që viktima atë natë ka qenë duke e shoqëruar foshnjën gjashtëmuajshe, të hospitalizuar në repartin e ortopedisë.

Lajmi për vendimin ndaj Baliqit vjen pak ditë pasi mediat lokale në Kosovë kanë shpërndarë një video ku pretendohet për ngacmim seksual të një të miture nga tre fëmijë, në oborrin e shkollës “Faik Konica” në Prishtinë.

Më 19 maj, dhjetëra nxënës dhe përfaqësues të shoqërisë civile kanë protestuar para Ministrisë së Arsimit duke kërkuar siguri më të madhe për vajzat në shkolla.

Protestuesit kanë kërkuar futjen e lëndës së Edukatës seksuale në planprogramin arsimor, ambiente të sigurta për nxënësit, dhe angazhimin e punëtorëve socialë dhe të psikologëve në shkolla.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit