12.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Ish-ministri grek: Shqipërinë s’e kemi frikë, Maqedonia është 20 minuta punë

Më të lexuarat

Ish-ministri grek i Mbrojtjes dhe kreu i “Grekëve të Pavarur” Panos Kammenos, në një intervistë për televizionin lokal “TRT” ka thënë se Shkupi është punë e vogël dhe nuk përbën kërcënim për Greqinë. Sipas tij, një njësi e makinave të blinduara për 20 minuta mund të arrijnë deri në kufij me Serbinë.

Sipas tij as Shqipëria e as Shkupi nuk mund ta kërcënojnë Greqinë. “Nuk ndjehemi të kërcënuar. As Shqipëria nuk mund ta kërcënojë Greqinë, e as Shkupi. Shkupi është 20 minuta punë. Nëse një njësi e makinave të blinduara vendos të kalojë, mund të arrijë deri në kufij me Serbinë. Mbrojtja nuk na ka shqetësuar kurrë”, tha Kammenos.

Në lidhje me Marrëveshjen e Prespës, ai tha se ish-ministri i Jashtëm Nikos Kotzias, ka vepruar tinëzisht dhe fshehtë dhe se kryeministri grek ka përgjegjësi absolute, pasi siç tha, ka vendosur që në mënyrë tjetër ta udhëheq qeverinë. Ai u shpreh gjithashtu se kur ka qenë në SHBA ku edhe ka propozuar “Planin B”, gjegjësisht marrëveshje me karakter strategjik për vendet e rajonit, sekretari shtetëror në SHBA e ka pyetur: pse insiston?

Kammenos ka qenë kundër nënshkrimit të marrëveshjes për zgjidhjen e kontestit të emrin me Maqedoninë, ndërsa është shkarkuar nga posti i ministrit të Mbrojtjes në Qeverinë e Alexis Tsiprasit./mapo

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit