1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Ish-ministrat Haraçija dhe Beqiri dënohen me nga 10 muaj burg

Më të lexuarat

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dhënë verdiktin në lidhje me rastin e dy ish- ministrave të Kulturës, Astrit Haraçisë dhe Valton Beqirit, si dhe ndaj Armond Morinës e Nehat Fejzës.
Astrit Haraçija është shpallur fajtor në pikën 2 për “Shpërdorim të pozitës zyrtare”. Për këtë vepër, ish-ministri i Kulturës është dënuar me 10 muaj me kusht
Ndërkaq, ish-ministri tjetër i Kulturës, Valton Beqiri, është shpallur fajtor në pikën 3, ndërsa edhe ky do të vuajë dënimin prej 10 muajsh dënim me kusht, raporton Koha.net
Armond Morina, i akuzuari tjetër i këtij rasti, për “Mashtrim në detyrë”, është dënuar me 6 muaj dënim efektiv
Haraçija lirohet nga pika 1 e aktakuzës.
Nehat Fejza është shpallur i pafajshëm sepse, sipas Gjykatës, i njëjti ka realizuar projektin filmik.
Në dhjetor të vitit 2012 Prokuroria kishte ngritur aktakuzë kundër ish-ministrave të Kulturës, për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe Armond Morinës dhe Nehat Fejzës për mashtrim. Ata akuzohen se kanë dëmtuar buxhetin e Kosovës në vlerë 390 mijë euro për dy filma që nuk janë bërë kurrë, njofton Koha.net
Ish-ministri Haraçija akuzohet për veprën penale “shpërdorim i detyrës zyrtare, ose autorizimit”, sepse ne tejkalim të autorizimit te tij kishte nënshkruar, në kundërshtim me ligjin, dy kontrata në vlerë 570 mije euro. Kurse pasardhësi i tij, Beqiri, kishte nënshkruar aneks-kontratën me “Morina Films”, duke transferuar 100 mije euro si subvencione për realizimin e filmit “Mysafir në Sofër”. Filmat nuk u realizuan asnjëherë.
– See more at: http://gazetafjala.com/ish-ministrat-haracija-dhe-beqiri-denohen-me-nga-10-muaj-burg/#sthash.CE7lfNmV.dpuf

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit