1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Ish-kryeministri izraelit, Barak: Strehimoret nën spitalin Al-Shifa i ka ndërtuar Izraeli

Më të lexuarat

“Ne ndihmuam në ndërtimin e këtyre strehimoreve ndoshta 40 ose 50 vjet më parë për të krijuar më shumë hapësirë ​​për operacionet e spitalit brenda hapësirës së kufizuar të kampusit”, tha ish-kryeministri i Izraelit, Ehud Barak

Ish-kryeministri i Izraelit, Ehud Barak, tha se strehimoret nën spitalin Al-Shifa i ka ndërtuar Izraeli para 40-50 viteve, transmeton Anadolu.

Barak bëri deklarata për Christiane Amanpour në televizionin CNN.

Pas pyetjes nga Amanpour mbi pretendimet e Izraelit se nën spitalin Al-Shifa në Gaza ndodhet shtabi i Hamasit, Barak tha se “Prej shumë vitesh dihet se ka pasur bunkerë të ndërtuar nga ndërtuesit izraelitë nën Al-Shifa dhe se këta përdoreshin si seli të Hamasit. Dhe kryqëzimi i disa tuneleve është pjesë e këtij sistemi”.

Mbi këtë përgjigje të Barak, Amanpour pyeti se “A po thoni se kjo këtu është ndërtuar nga inxhinierët izraelitë? A mos u shprehët gabimisht?”.

Ndërsa Ehud Barak theksoi se “Ne ndihmuam në ndërtimin e këtyre strehimoreve ndoshta 40 ose 50 vjet më parë për të krijuar më shumë hapësirë ​​për operacionet e spitalit brenda hapësirës së kufizuar të kampusit”.

– Bastisja e spitalit Al-Shifa gjatë pushtimit të Gazës nga Izraeli

Ushtria izraelite në mëngjesin e 15 tetorit kreu bastisje ndaj spitalit Al-Shifa, kompleksit më të madh shëndetësor të rajonit në të cilin ndodheshin mijëra të sëmurë dhe persona të zhvendosur në Gaza.

Provat si armët e ndryshkura dhe disa kamera që Izraeli paraqiti pas bastisjes me pretendimin se kishte gjetur në ndërtesë në vend të tuneleve dhe depove të municionit, shkaktuan kritika.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit