1.1 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Ish-gjenerali gjerman lavdëron Rusinë për ndërhyrjen në Siri

Më të lexuarat

Ish-gjenerali i ushtrisë gjermane, Harald Kujat, ka vlerësuar rolin e Rusisë në konfliktin sirian.

“Rusët, me ndërhyrjen e tyre ushtarake, kanë mundësuar procesin e paqes,” tha ai për gazetën Passauer Neuen Presse.

“As amerikanët dhe as europianët nuk kishin një strategji për një Siri paqësore dhe nuk ishin as gati për një angazhim të fuqishëm. Rusët kanë hapur një dritare për zgjidhje politike,” tha Kujat.

Rusia nisi në shtator të vitit të shkuar sulmet ajrore në Siri.

Ato janë drejtuar kundër Shtetit Islamik, por edhe kundër kundërshtarëve të tjerë të diktatorit sirian, Bashar al-Assad.

Sipas Amnesty International, gjatë këtyre sulmeve kanë humbur jetën mijëra njerëz, mes tyre edhe qindra civilë.

Gjenerali gjerman thotë se ushtria siriane ishte drejt kapitullimit, përpara ndërhyrjes ruse.

“Unë u jepja atyre vetëm pak javë. Më pas Siria do binte dhe Shteti Islamik do merrte kontrollin e vendit”.

Më pas shënjestra, sipas Kujat, do ishte Libani dhe Izraeli.

“Kjo do kishte pasoja shumë të rënda edhe për ne”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit